Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

430 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Napoli-Inter, per Gattuso ka lajme te keqija: “Ndaj Interit do te mungoje nje titullar. Ne vend te tij do…”

Napoli-Inter, per Gattuso ka lajme te keqija: “Ndaj Interit do te mungoje nje titullar. Ne vend te tij do…”
Inter Club Staff

Jo vetem Inter, por edhe Napoli e ka vendosur per diten e neserme rifillimin e stervitjeve pas dy diteve pushim.

Te dy klubet kane vendosur keshtu qe te lene ne qetesi lojtaret pas 8 diteve intensive me stervitje dhe me tre ndeshje.

Por sipas asaj qe shkruan Tuttosport, Gattuso ne ndeshjen ndaj Sampdorias, bashke me lajmin e mire te tre pikeve ka marre edhe nje lajm te keq.

Behet fjale per Lozano, sulmuesin qe nuk do te mund te luaje dot ne ndeshjen ndaj Interit ne fundjave.

Kjo sepse meksikani ka marre nje karton te verdhe dhe ai ishte ne rrezik kartonash prej disa ndeshjesh. Tashme tekniku italian po mendon se si ta zevendesoje ate.

Me te gjitha gjasat, ne vend te tij do te luaje Matteo Politano, nje ish i kesaj ndeshje dhe nje lojtar gati te tregoje vlerat ndaj nje tranjeri qe e largoi.

“Politano eshte nje ish qe e ka te freskent ndjesine e hakmarrjes. Ai kishte bere nje sezon shume te mire deri sa erdhi Conte dhe lojtari doli nga planet.”

“Per sa i perket te tjereve, Hysaj mund te zevendesoje Mario Rui ne te majte ndersa ne sulm Gattuso pritet te zgjedhe vetem nje prej Osimhen dhe Mertens.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.