
Napoli, Spalletti flet hapur per objektivin e Interit? “Po, me pelqen shume: ka kualitet dhe ka edhe…”
Diten e djeshme, direkt nga grumbullimi i Dimaro, tranjeri i Napolit, Luciano Spalletti ka folur edhe per merkaton.
Ish-tranjeri i Interit keshtu ka dale hapur per nje emer te rendesishem ne merkato dhe ne nje fare menyre, i ka shpallur lufte zikalterve.
Ai ka folur keshtu per Paulo Dybala, qe eshte nje nga objektivat me te rendesishem te Interit ne kete vere te gjate.
“Dybala? Sigurisht qe do te me pelqente te Napoli. Pse duhet te them te kunderten kur kjo eshte e verteta?”
“I pelqen shume vetave, kjo sepse ka kualitetin qe duhet per te dhene shume zgjedhje per nje skuader futbolli”.
“Eshte nje lojtar teknik por qe ka edhe fantazi. Pastaj, ka nje kembe shume te sakte dhe godet shume mire.”
“Eshte i vlefshem edhe per goditjet e lira. E ne fund, ben edhe gola. Kush eshte ai qe nuk e do nje te tille?”
“Ai eshte perfekt ne menyren e te qenit futbolllist prej skuadre te forte. Per kete do te ishte nje vlere e shtuar”.