Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

394 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ndermjet te tashmes dhe se kaluares, ja endrra e madhe e Marottes per merkaton!

Ndermjet te tashmes dhe se kaluares, ja endrra e madhe e Marottes per merkaton!
Inter Club Staff

Vazhdon puna e Interit ne prag te rifillimit te kampionatit qe ne kete moment hipotezohet se mund te rifilloje ne daten 20 qershor (javet per tu luajtur jane 12).

Por ne pritje te nje vendimi final, ne rast se do te konfirmohen keto data, Interi i Contes do te ishte e para qe do te zbriste ne fushe kunder Sampdorias.

Tekniku zikalter po punon ne menyre shume te rendesishme per ta rinisur kampionatin ne menyren me te mire te mundshme.

Objektivi ne kete faze eshte qe te behen sa me shume pike qe te mundet, pa e kthyer koken pas.

Skuadra sot eshte stervitur e plote ne Appiano Gentile dhe nuk ka asnje mungese: te gjithe kane qene bashke, por duke respektuar distancat e sigurise.

Por nderkohe qe pergatitjet vazhdojne, Marotta po punon fort edhe me merkaton hyrese dhe dalese.

Lautaro Martinez vazhdon te kerkohet me ngulm nga Barcelona, por nuk ka te reja sot per sot. Nderkohe, Mauro Icardi pritet te sjelle te reja sepse ne daten 31 maj skadon e drejta e blerjes se PSG.

Ato para pritet qe Marotta ti perdore per nje nga endrrat e tij te medha: nje lojtar italian, i ri dhe i talentuar. Behet fjale per Federico Chiesa.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.