Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

868 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ndermjetesuesi per M’Vila: “Marreveshje Inter-Rubin-lojtar. Mungon vetem…”

Ndermjetesuesi per M’Vila: “Marreveshje Inter-Rubin-lojtar. Mungon vetem…”
Xhorxh Gellci

Tratativa mes M’Vila dhe Inter po hyn ne fazen e nxehte. Marreveshja duket praktikisht e gjetur dhe FcInter1908.it ka kontaktuar me Ulisse Savini, ndermjetesuesi qe po udheheq personalisht tratativen. Ja fjalet e tij:

Miredita zoti Savini, mund te na thoni dicka ne lidhje me tratativen M’Vila-Inter?
“Situata eshte shume e qarte. Inter ka nje marreveshje maksimale me Rubinin, qe duhet te perfeksionohet dhe po punojme per kete. Mund te kete edhe lojtare qe do kalojne tek Rubin, por mund te mbyllet edhe ndryshe. Fati i M’Vila dhe Taider nuk jane detyrimisht te lidhur. Ausilio ka nje marreveshje perfundimtare edhe me lojtarin dhe stafin e tij. Besoj se duhet te zgjidhen disa ceshtje teknike, jemi ne pritje te nje vendimi final.”

Pra mund te themi se marreveshja eshte afer?
“Nese nuk ndodh dicka e pabesueshme, po.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags