Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 8, 2020

Scroll to top

Top

335 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Repubblica ndez alarmin: “Inter, cfare rreziku: ja propozimi i Federates per PlayOff. Marotta eshte totalisht kunder.”

Repubblica ndez alarmin: “Inter, cfare rreziku: ja propozimi i Federates per PlayOff. Marotta eshte totalisht kunder.”
Inter Club Staff

“Inter, cfare rreziku”. Keshtu e hap shkrimin e saj e perditshmja italiane sot, La Repubblica, nderkohe qe flet per idene e Federates per Playoff.

Federata italiane po studion hipotezen per rikthimin e kampionatit: ne rast se do te kete nje ndalese te dyte te kampionatit, ose nese nuk rifillon ne kohe, atehere rruge e lire per Playoff dhe Playout.

Por me cfare formule? Me nje formule qe do te beje Interin ‘te luaje mendsh’ sipas te perditshmes Italiane.

“Formula mbi te cilen po punon Federata jane play-off brenda gjashte skuadrave te para te klasifikimit te Serie A.”

“Dy skuadrat e para do te jene direkt ne gjysmefinale. Nderkohe, kater skuadrat e dyta do te luajne cerekfinale ndermjet tyre.”

“E treta do te luaje me skuadren ne vendin e gjashte dhe e katerta me skuadren ne vendin e poste( Interit i bie me Napolin).”

“Nderkohe, 8 skuadrat e mesit te klasifikimit do te luanin per kualifikimet e tjera ne Europe (vendi i shtate vlen Europa League, ndersa te tjeret do te luftonin per para me shume ne baze te klasifikimit).”

“Nje formule kjo qe pa nje garanci per kualifikimin ne Champions League mund te ishte fatale dhe e rrezikshme per Interin.”

“Ajo do te luante te gjithe fatin e saj ne nje ndeshje direkte finale kunder Napolit. Nje rrezik shume i larte ky, edhe perpara idese se mund te fitonte kampionatin nese shkonte deri ne fund.”

“Mbi te gjitha, per nje skuader qe ka 15 pike diference me Napolin me nje ndeshje me pak por qe rikthimi ne fushe pas tre muajve ndalese mund te rezervoje shume surpriza.”

Askush nuk ka siguri se cila skuader do te kete rendiment te larte dhe se si lojtaret do i pergjigjen fushes se lojes.

Por ne thelb, eshte e padrejte qe nje skuader qe ka qene ne zonen Champions te rrezikoje pjesemarrjen ne kompeticionin europian me nje skuader qe kete vit ka qene ne menyre konstante 15-20 pike larg vendit te katert, si Napoli.

Mbase do te ishte me e drejte nese playoff do te ishte vetem per fitimin e kampionatit, por edhe kjo do te sillte problemet e veta sepse cfare vlefshmerie do te kishte nje kampionat i fituar nga Napoli qe eshte me shume se 25 pike larg?

Prandaj, ky veprim i Federates per te perfshire ne kete playoff edhe vendin e 5 dhe te 6 duket i tepruar dhe jo i menduar mire.

Zgjedhja me e mire ndoshta do te ishte nje playoff me kater skuadrat e para, qe kane edhe mundesi matematikore me te mira per te fituar kampionatin.

Por gjithesesi do te jete shume e veshtire qe te besh Interin te pranoje kete sistem. Marotta eshte totalisht kunder kesaj ideje ne kete moment.

Priten te reja ne vazhdim dhe mbi te gjitha, shpresohet qe Serie A te rifilloje normalisht.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.