Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,256 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NDODH E PAPRITURA, LUKAKU KERKON FALJE PUBLIKE: “Tifoze te Interit me falni, nuk duhej te kisha…”

NDODH E PAPRITURA, LUKAKU KERKON FALJE PUBLIKE: “Tifoze te Interit me falni, nuk duhej te kisha…”
Inter Club Staff

Ka ndodhur vertete e papritura: diten e sotme Lukaku ka folur per mediat dhe ka kerkuar nje falje publike per tifozet e Interit.

Lojtari belg, dukshem i pakenaqur tek Chelsea, eshte rikthyer te flase per Interin dhe e ka bere kete gje ne nje interviste per Sky Sport.

Ai nuk po kalon nje moment te madh te Chelsea dhe ka treguar te gjithe nostalgjine e tij hapur per Interin.

“Fizikisht jam mire, akoma edhe me mire se me perpara. Kjo eshte dicka qe ka ardhur pas 2 vitesh ne Itali ku kam punuar shume.”

“Kam punuar me nje skuader te madhe si Interi dhe me pergatites fizik te nje niveli shume te larte. Do qendroje gjithmone me mua ajo pune.”

“Nuk jam i lumtur me situaten, normale. Mendoj se tranjeri ka nderruar modul por une nuk dua te dorezohem. Do vazhdoj te punoj, jam nje profesionist. Nuk jam i lumtur por nuk duhet te dorezohem.”

“Ka kaluar nje jete qe nga vera e kaluar? Ka kaluar gjithcka. Nuk duhet te ndodhte ashtu si ndodhi, ashtu si jam larguar nga Interi.”

“Ashtu si kam komunikuar me tifozet, tani me bezdis, me shqeteson. Nuk eshte momenti i duhur tani por edhe kur ika nuk ishte momenti i duhur.”

“Tani eshte momenti te flasim, kam Interin ne zemer dhe do te rikthehem te luaj aty. ”

“Jam i dashuruar me Italine dhe ky eshte momenti per te folur dhe per te treguar njerezve se cfare ndodhi pa folur keq per njeri sepse une nuk jam ashtu.”

“Nje mesazh per tifozet? Me perpara, dua ti kerkoj falje tifozeve te Interit, te gjitheve atyre.”

“Menyra me te cilen une u largova, ishte e gabuar. Duhet te kishte ndodhur ne nje menyre tjeter ajo gje.”

“Duhet te flisja ne fillim me tifozet sepse per ate qe keni bere ju per mua, per familjen time, per mamane time, per djalin tim, jane gjera qe do te mbeten me mua pergjithmone.”

“Shpresoj nga thellesia e zemres qe te rikthehem tek Interi dhe jo ne fund te karrieres, por kur te jem ende ne nje nivel te mire dhe duke shpresuar qe te fitojme perseri bashke.”

“Me falni. Uroj qe nje dite te luftojme perseri se bashku.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.