Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | April 17, 2021

Scroll to top

Top

463 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Angli – Dy skuadra ne Premier hidhen ne sulm per Rafinhan! Nese Interi nuk do e bleje dot…

Ne Angli – Dy skuadra ne Premier hidhen ne sulm per Rafinhan! Nese Interi nuk do e bleje dot…
Inter Club Staff

Lojtari brazilian e ka perseritur disa here deshiren e tij per sezonin e ardhshem.

Rafinha Alcantara e ka pranuar se ne Milano ndihet shume mire dhe deshira e tij me e madhe eshte te qendroje ne Milano sezonin e ardhshem.

Ausilio do provoje te beje gjithcka cfare ka ne dore per ta mbajtur, por disa skuadra angleze jane hedhur ne sulm per lojtarin.

Pikerisht per kete gje kane shkruar sot ne Angli.

Rafinha nga ana e tij do Interin, do te qendroje ne Milano dhe po kerkon te mesoje italishten e po shpreson se ne fund Ausilio do te arrije te gjeje nje zgjidhje per blerjen e tij nga Barcelona edhe pse shifra prej 35 milione eurosh eshte shume, shume e rendesishme.

Me ardhjen e Rafinha ka ndryshuar shume edhe Interi i Spallettit, sidomos nga momenti qe ky i fundit e ka hedhur ne fushe pas shpines se Icardit dhe Brozovicin e spostoi perpara mbrojtjes.

Keshtu skuadra ka filluar te xhiroje shume mire perseri dhe ka pesuar vetem nje gol (ndaj Torinos) dhe ka filluar edhe te shenoje shume.

Klubi zikalter e ka thene edhe nepermjet drejtorit sportiv perpara ndeshjes me Torinon se do te beje gjithcka cfare ka ne dore per ta mbajtur lojtarin.

Ne Angli kane mare edhe fjalet e thena nga Rafinha gjate eventit te Brooks Brothers:

“Jam shume i lumtur qe jam ketu, po shkon cdo gje mire.”

Por TalkSport shton: “Eshte e vertete qe deshira e tij eshte Interi, por ka dy skuadra qe jane gati te hidhen ne sulm per te nese Interi do te heqe dore: Arsenal dhe Liverpool. Ai eshte nje futbollist me cilesi te medha. Do te bente mire patjeter ne keto dy skuadra.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.