Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

587 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Angli hedhin bomben: “Marotta po tenton ti rrembeje Liverpoolit nje super lojtar te saj: ai eshte ne skadence dhe…”

Ne Angli hedhin bomben: “Marotta po tenton ti rrembeje Liverpoolit nje super lojtar te saj: ai eshte ne skadence dhe…”
Inter Club Staff

Ka nje ceshtje shume te rendesishme ne keto ore per tu zgjidhur ne shtepine Liverpool.

E ardhmja e Georginio Wijnaldum eshte e gjitha e paqarte. Kjo sepse mesfushori hollandez eshte ne skadence me Reds ne qershor 2021.

Jurgen Klopp ka kerkuar nga drejtuesit qe te rinovohet kontrata e lojtarit per te mos rrezikuar qe ta humbasin me zero ne veren e ardhshme.

Barcelona qe ne vere ka tentuar ta marre sipas kerkesave te Ronald Koeman, i ka premtuar se do te rikthehet ne gare ne janar, por katalanasit qe kane edhe probleme ekonomike te medha, duket se nuk jane te vetmit qe e kerkojne ate.

Sipas mediave angleze (portali 90min), Interi dhe Marotta kane vene ne qender te deshirave pikerisht holladnezin.

Kerkesa e Georginio Wijnaldum eshte rreth 130 mije euro ne jave, por Liverpool duke pare rrogat, e shikon kete kerkese si teper te larte.

Lojtari do te preferonte te qendronte, por ai e shikon edhe Interin si nje destinacion te mire duke pare modulin dhe deshiren e Contes per ta pasur ne skuader.

Marotta nderkohe po leviz per te pare nese do mund ta beje kryevepren e tij te radhes me parameter zero ne merkato apo jo…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.