Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,937 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Angli te sigurt: “Van Persie, lamtumire United: tani eshte Inter, e therret Mancini”

Ne Angli te sigurt: “Van Persie, lamtumire United: tani eshte Inter, e therret Mancini”
Bujar Berishaj

Disa dashuri nuk perfundojne dhe ne Angli jane me se te bindur. Behet fjale per Robin van Persie dhe Roberto Mancini, shume afer ne 2012, para se holandezi te bashkohej me Sir Alex Ferguson tek Manchester United.

Sot per shkak te lendimeve dhe paraqitjeve poshte pritshmerive nga dirigjenca raporti mes van Persier e United eshte ne mbarim e siper, saqe sipas gazetave shoqeria angleze po mendon qe te zgjidh kontraten qe skadon ne 2016, duke ofruar nje demshperblim per lojtarin qe do i kushtonte klubit 7 milione.

Lajmet qe vijne nga shtypi britanik konfirmojne nje interesim konkret te Inter dhe nje ‘feeling’ qe ka humbur kurre me Mancinin, ne radhe te pare sipas gazetarit Matt Law te Daily Telegraph qe flet per numrin 20 te Rotterdam: “Eshte interesant fakti qe Mancini e kishte dashur qe tek Manchester City i tij para se te United te fitonte ne konkurrence, per kete arsye pista eshte per t’u mbajtur seriozisht ne konsiderate. Van Persie tashme po i vjen fundi tek United. I mbetet edhe 1 vit ne kontrate, por klubi e nxit ate qe te kerkoj nje tjeter destinacion.”

Nje ze qe lidhet me Interin e Thohir, nje emer tashme i lidhur me sulmin zikalter, edhe per admirimin e manjatit indonezian per talentet e Premier League. “Pastaj nese ai vendos qe te vazhdoj akoma edhe per nje sezon me kontraten e tij do te ishte nje histori tjeter.” e permbyll Law.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.