Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

317 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Angli: “United, gati nje super oferte per Skriniar: ja shifrat.”

Ne Angli: “United, gati nje super oferte per Skriniar: ja shifrat.”
Inter Club Staff

Jo vetem Lautaro Martinez: nje tjeter lojtar i Interit duket se ka shume merkato ne futbollin Europian.

Edhe ai kerkohet nga top klubet me te medha ne Europe, edhe pse sezonin e fundit nuk eshte se ka shkelqyer me bluzen zikalter.

Behet fjale per mbrojtesin zikalter, Milan Skriniar, i cili eshte ne endrrat e shume klubeve per merkaton e ardhshme.

Ne gjurmet e mbrojtesit zikalter me sa duket eshte vene Manchester United qe po kerkon nje mbrojtes me potencial per te qene titullar per disa vite dhe qe ka shume talent.

Sipas asaj qe tregon Mirror diten e sotme, Manchester United ka mardhenie shume te mira me Interin por per te bindur zikalterit do te bejne nje super oferte.

Sipas portalit anglez, edhe Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City jane te interesuara per lojtarin dhe prandaj United do te tentoje te beje nje oferte me te shtrenjte.

Interi sipas tyre kerkon per mbrojtesin 60 milione euro, por asnje klub nga keto me lart nuk eshte gati te paguaje kete shume por duan te paguajne vetem 45 milione.

Per kete arsye City e ka hequr dore nga tratativa per momentin dhe United me Real mbeten me te interesuarat.

Oferta e United sipas Mirror do te jete rreth 50 milion euro, por pritet qe kjo oferte te refuzohet nga Interi qe nuk ka ndonje nxitim per te shitur nje nga titullaret e saj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.