Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 20, 2021

Scroll to top

Top

556 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Angli – United ka vendosur: do te hidhet ne sulm per te blere Joao Cancelo! Oferta e pare…

Ne Angli – United ka vendosur: do te hidhet ne sulm per te blere Joao Cancelo! Oferta e pare…
Inter Club Staff

Nga Anglia ne keto ore vijne disa lajme qe sdo i pelqejne tifozeve zikalter. 

Gjate mengjesit u perfol se ne axhende eshte nje takim ndermjet Piero Ausilios ne Appiano Gentile me agjentin e Joao Cancelo, te njohurin Jorge Mendes ku do te flitej per rrogen e lojtarit vitin e ardhshem, por ne Angli nuk duan t’ja dijne.

Behet fjale nese Interi do te vendose te mos bleje Joao Cancelo, por edhe nese zikalterit do te vendosin ta blejne ate, per mbrojtesin e krahut portugez mund te zhvillohet nje ankand i vertete.

Paraqitjet e tij super me bluzen zikalter nuk kane kaluar pa u vene re ne Mbreterine e Bashkuar dhe sipas asaj qe shkruan Daily Express, Manchester United i Jose Mourinho e shikon numrin 7 te zikalterve si futbollistin perfekt per krahun e djathte.

Interi qe do i duhet te gjeje nje marreveshje me Valencian per transferimin e tij, duhet te beje llogarite edhe me nje sulm te rendesishem nga nje klub i pasur si Manchester United.

Nuk eshte hera e pare qe United hedh syte nga zikalterit sepse ne vere klubi nga Manchester beri disa oferta per Ivan Perisic te cilat u refuzuan nga Interi.

Oferta e pare sipas Daily Express pritet te behet ne muajin qershor per anesorin e Interit.

United ka nje aleat te rendesishem nese do te vendose ti futet kesaj tratative: behet fjale per agjentin Jorge Mendes qe deshiron qe futbollistin qe menaxhon ta transferoje ne Angli.

Arsyeja? Vetem per ceshtje ekonomike duke pare se rrogat ne ishull jane shume here me te larta se ne Itali.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.