Ne Angli zbulojne: “Newcastle, revolucioni saudit nis me Lazaron: ja super shifra qe mund te perfitoje Interi.”
Nje lajm shume i mire vjen nga Mbreteria e Bashkuar diten e sotme per Interin dhe planet e saj ne merkato.
Gjithcka kate beje me lojtari ne huazuar ne Angli nga Interi, austriakun Valentino Lazaro qe deshtoi te linte gjurme ne gjashte muajt e pare tek Interi.
Keshtu, sipas asaj qe tregohet sot atje, Valentino Lazaro ka bindur Newcastle per ta blere ne fundin e sezonit.
The Sun shkruan se lojtari i krahut austriak mund te jete blerja e pare e sheikeve saudit te Magpies.
Revolucioni saudit mund te nise pikerisht me blerjen perfundimtare te Lazaros: kontaktet kane filluar me Interin.
Keshtu, zikalterit mund te fitojne nje shifer teper te larte per te: plot 21,5 milione sterlina qe do te ishin nje frymemarrje jo e vogel per kasat zikalter duke pare se lojtari eshte totalisht jashte planeve te se ardhmes per Interin.
Ish-lojtari i Hertha Berlin ka luajtur qe nga fillimi i janarit deri ne ndalesen e kampionatit per shkak te pandemise pese ndeshje dhe ka shenuar nje gol.
Klubi zikalter nderkohe mund te fitoje gjithashtu edhe nje plusvalence ne termat e bilancit duke qene se do te rekuperoheshin edhe parate e shpenzuara per te ne veren e kaluar.