Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

584 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Angli zbulojne: “Po cfare thoni? Ja pse Manchester United nuk do qe Sanchez te luaje me Interi ne EL.”

Ne Angli zbulojne: “Po cfare thoni? Ja pse Manchester United nuk do qe Sanchez te luaje me Interi ne EL.”
Inter Club Staff

E ardhmja e Alexis Sanchez per nje moment ishte ne rrezik dhe ai ishte shume afer qe te rikthehej tek United edhe pse sezoni eshte ende ne mes.

Marreveshja per lojtarin nga Kili u arrit vetem ne sekondat e fundit kur pritej te skadonte huazimi i tij dhe Marotta arriti ta mbante ende ne Milano, edhe pse jo aq sa do te donte.

Sipas Goal.com, Manchester United ka qene shume ne dyshim nese duhej ta linte lojtarin te zhvillonte apo jo sezonin e tij deri ne fund ne Milano.

Por ne fund, klubi anglez ka vendosur ta pranoje zgjatjen e huazimit te lojtarit, por me nje kusht te rendesishem.

Ai do te qendroje ne Milano deri ne fillim te fushtit, dhe do mund te luaje vetem ndeshjen e pare ndaj Getafes ne Europa League.

Shume eshte perfolur per kete sikur Manchester United deshiron qe Sanchez te mos luaje me Interi ne kete kompeticion sepse nuk deshiron te perforcoje Interin, por sipas Goal.com kjo nuk eshte e vertete.

“Po cfare thoni? United nuk do qe Sanchez te luaje me Interi ne gusht sepse ka friken e nje demtimi e kjo do te komplikonte shume gjerat per nje shitje te mundshme te tij.”

Ky ka qene komenti i Goal.com qe me pas ka zbuluar edhe se dy klubet po diskutojne qe lojtari te transferohet perfundimisht ne Milano.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.