Ne Argjentine – Icardi, merr fund gjithcka: ja cfare ka thene Wanda Nara per shtypin vendas
Nuk eshte dicka e re. Levizjet e tyre ne rrjetet sociale jane te ndjekura ne te gjithe boten: jo vetem ne Itali.
Dhe keshtu, as ne mediat argjentinase, vendi i origjines per Icardin, nuk kane munguar lajmet per te ardhmen e tij dhe te gruas se tij.
Sipas tyre, tashme Wanda Nara e ka pranuar kalimin e Icardit ne Paris tek Paris Saint Germain ne menyre perfundimtare.
“Kishte kohe qe flitej, por tashme mund te themi qe eshte e sigurt. Shitja e Mauro Icardit tek PSG eshte dicka e bere.”
“Mungon vetem konfirmimi i paleve qe lajmi te behet zyrtar. Interi e ka pranuar oferten e fundit te Paris Saint Germain.”
“Por me sa duket, kete marreveshje te arritur ndermjet klubit te Zhang dhe PSG, e ka konfirmuar edhe Wanda Nara ne diskutim me miq te afert te saj ne shtypin argjentinas.”
“Ajo i ka treguar atyre se shtepine qe familja Icardi ka ne Como, do e mbajne per te kaluar pushimet, por tashme eshte e trishtuar sepse do duhet te transferohet perfundimisht ne France.”
“Kjo sepse Icardi tashme ka nje kontrate te nenshkruar plot 4 vite me skuadren pariziene dhe ata familjarisht do te jetojne ne kryeqytetin francez.”
“Wanda do te preferonte nje qendrim ne Itali gjithmone, por kjo nuk ka qene e mundur: Interi nuk e deshironte mbrapsht por as ta shiste tek Juventusi.”
“Prandaj ata ne fund kane pranuar destinacionin PSG: normalisht, ne kete vendim ka ndikuar jo pak edhe oferta e majme ekonomike”, e ka mbyllur shkrimin e perditshmja Argjentinase, Ole.