Ne Argjentine te cmendur pas Icardit: “Cfare dreqin po kerkoni ende? Ja ku e keni dike qe…”
Ne Argjentine jane cmendur totalisht pas Icardit.
Jo, nuk eshte nje loje fjalesh por vetem e verteta sepse qe tek mediat, specialistet e futbollit e deri tek tifozet kane humbur mendjen pas ndeshjes se fundit te Mauritos me komebtaren.
Icardi ne debutimin e tij te pare si titullar arriti te shenonte nje nga golat me te bukur ne karriere pikerisht ne minuten e pare te ndeshjes.
Ai mori nje top, nxori bllof dy mbrojtes me nje levizje dhe arriti te shenonte duke mposhtur portierin me nje goditje me kemben e majte.
Por cfare eshte thene ne Argjentine pas ketij goli te Mauros dhe paraqitjes se kapitenit zikalter me bluzen e kombetares se tij?
E para qe ka thurur elozhe ka qene Marca ne versionin argjentinas:
“Nuk do te jete ndeshja e fundit e Icardit me Scalonin, kjo eshte e sigurt. Por duhet te jeni te bindur se Argjentina nuk ka nevoje te kerkoje nje numer 9 sepse e ka. Emri i tij eshte Mauro Icardi dhe eshte nje nga sulmuesat me te mire ne bote.”
Me pas, eshte e perditshmja Ole ne Argjentine e cila shkruan:
“Me ne fund nje gezim i madh per te dhe nje ulerime per golin e mrekullueshem qe shenoi me bluzen e kombetares. Pastaj jo vetem goli, por ka levizur shume mire. U duartrokit nga mijera veta kur i la vendin e lojes Paolo Dybala.”
Por edhe tifozet neper rrjete sociale (Twitter) nuk kane ndenjur pa komentuar paraqitjen e Mauros:
“Po cfare dreqin po kerkojme me? Ja ku e kemi ne shtepi njerin qe di ta fuse ne rrjete topin ashtu si duhet, ndryshen nga “lopa” e viteve te kaluara (e ka per Higuain).”
“Nuk e di pse duhet te kerkojme nje 9. A do me pergjigje Scaloni?”
“Icardi eshte nje peshkaqen i zones se rreptesise. E nuhat golin si peshkaqeni gjakun.”
“Mama mia, cfare goli. Perse nuk ishte ne boteror ky njeri?
Keto kane qene disa nga komentet e tifozeve qe per hir te vertetes kane qene me mijera ne Twitter dhe shumica elozhe per Icardin.