Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

274 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Argjentine tregojne me siguri: “Ja se si Marotta dhe Interi i prishen planet Icardit dhe Wandes.”

Ne Argjentine tregojne me siguri: “Ja se si Marotta dhe Interi i prishen planet Icardit dhe Wandes.”
Inter Club Staff

Mauro Icardi de Juventusi kane kohe tashme qe afrohen me njeri-tjetrin, por pa sukses deri me sot. 

Edhe pse nuk ja kane dale dot, nuk eshte aspak nje mister deshira e te dyja paleve per tu bashkuar ne nje te ardhme te afert.

Gjithesesi, Interi eshte kthyer ne nje mur te vertete dhe te larte per deshiren e Icardit per tu transferuar ne Torino.

Ashtu si tregojne edhe mediat argjentinase sot, Interi nga ana e saj po ben gjithcka cfare ka ne dore per te mos lejuar qe kjo gje te behet realitet.

Kjo gje shpjegon edhe futjen e dy klauzolave ne kontraten me Paris Saint-Germain nga ana e Marottes per shitjen e tij me shtrenjte ne rast se PSG do vendoste ta shiste ne Itali pas blerjes nga Interi.

Per kete folem edhe diten e djeshme ne nje nga artikujt tone dhe eshte pikerisht kjo klauzole qe ka zhgenjyer shume Icardin dhe Juventusin ne ditet e fundit.

Per kete, e perditshmja argjentinase ‘El Intransigente’ ka folur ne faqet e saj duke zbuluar keshtu se si Interi dhe Marotta me nje levizje i kane prishur planet ciftit Nara-Icardi.

“Ka qene me te vertete nje levizje shahistes ajo e bere nga Marotta duke futur kete klauzole ne kontraten e lojtarit nje vere me pare.”

“Nje levizje qe ka ndryshuar totalisht planet e Juventusit por edhe planet e Icardit qe e kishte menduar si dicka me te lehte kalimin ne Torino.”

“Tani kjo gje do te ndodhe vetem nese Juve do te paguaje me shume per lojtarin, ndryshe rruget e Icardit jane dy: ose te qendroje ne Paris ose te shkoje tek Interi per e mos luajtur me.”

“Keshtu, hakmarrja e Icardit dhe Wanda Nares ne drejtim te Interit do te duhet qe te prese edhe disa… vite mbase.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.