Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

265 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Barcelone arroganca eshte shnderruar ne dyshim: “Jane gati 5 alternativa per Lautaron.”

Ne Barcelone arroganca eshte shnderruar ne dyshim: “Jane gati 5 alternativa per Lautaron.”
Inter Club Staff

Barcelona vazhdon te jete ne ndjekje te Lautaro Martinez prej muajsh tashme edhe pse rruga drejt tij duket me e veshtire per katalanasit nga sa pritej.

Interi eshte e siguruar nga klauzola prej 111 milione euro ne kontraten e lojtarit qe eshte e vlefshme nga data 1 deri ne 14 korrik.

Gjithesesi Barcelona ne kete moment duket se nuk ka mundesi ta mbuloje kete shpenzim sepse klauzola parashikon qe te paguhet e plote ne cash.

Per kete arsye klubi katalanas e ka lene arrogancen menjane (e cila eshte kthyer ne dyshim) dhe i ka kerkuar Interit qe te fuse disa lojtare ne marreveshje, kerkese kjo e refuzuar menjehere.

Duke pare veshtiresine e tratatives, katalanasit po projektojne edhe nje plan B qe ka te beje me pese lojtare.

Barca po mendon si alternative Werner e Red Bull, Tammy Abraham te Chelsea, Isak i Real Sociedad, David i Gent dhe Osihmen i Lille.

Por ne te vertete, drejtuesit e Barcelones nuk mendojne aspak qe keto lojtare vlejne ate qe vlen Lautaro Martinez, por mund te jene te detyruar qe te investojne tek te tjere duke pare rezistencen e Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.