Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,041 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NE BRAZIL – Malcom-Inter, mbyllet marreveshja: ja oferta e Interit dhe detajet e saj

NE BRAZIL – Malcom-Inter, mbyllet marreveshja: ja oferta e Interit dhe detajet e saj
Inter Club Staff

Nuk ka pushim asnje dite per drejtuesit dhe njerezite e merkatos se Interit.

Me te kaluar data 30 qershor qe shenonte edhe mbylljen e bilancit te sezonit te kaluar, tashme te gjithe po mendojne se si te perforcojne Interin e Spallettit akoma me shume.

Vetem pak dite me pas do te filloje grumbullimi veror i Interit ne Appiano Gentile dhe Luciano Spalletti do te gjeje ne kete grumbullim te pare shume lojtare te rinj dhe te nje vlere absolute.

Qe nga dita e pare do te jene me Interin ‘te rinjte’ si Matteo Politano, Lautaro Martinez, Stefan De Vrij, Asamoah dhe Radja Nainggolan qe fatmirsisht nuk kane qene prezent ne Boteror dhe do e fillojne pergatitjen bashke me shoket e rinj te skuadres.

Por nuk ka mbaruar asgje me kaq.

Ne Brazil gjate nates kane ardhur konfirmime te tjera per sa i perket zerave qe shikojne Malcom nje hap larg Interit.

Gazetari i njohur brazilian, David Chinaglia, ka sjelle disa informacione teper te rendesishme nga nje burim shume afer Elenko Sports, agjensi kjo qe menaxhon lojtarin e ri te Bordeaux.

Sipas Chinaglia, marreveshja eshte mbyllur tashme per 40 milione euro dhe data vizitave mjekesore eshte vendosur.

Ne kete marreveshje nuk buzeqesh vetem Interi qe ka siguruar lojtarin dhe Bordeaux qe do te perfitoje kete shume parash por edhe Corinthias, ish klubi brazilian qe do te perfitoje 1,4 milione euro, ose me sakte, 3,2% te shifres se shitjes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.