Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

445 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta gozhdon totalisht Conten: “Conte eshte fajtori kryesor. Si ka mundesi qe…”

Gazzetta gozhdon totalisht Conten: “Conte eshte fajtori kryesor. Si ka mundesi qe…”
Inter Club Staff

“Nje tjeter nate e LuLa-s se plote? Po cfare thoni. Duket se jemi rikthyer ne zonen e ‘pazza Inter amala’.”

“Nje kenge qe Conte nuk deshironte ta degjonte dhe e hoqi nga hit parade por eshte rikthyer ne majen e klasifikimit tek Interi.”

Keshtu hapet artikulli i sotshem nga La Gazzetta dello Sport per sa i perket 3-3 te papritur te Interit ndaj Sassuolos.

Nje ndeshje e luajtur shume keq nga Interi qe rreshkasin keshtu ne -8 nga Juventusi dhe mbeten -4 nga Lazio, duke humbur nje mundesi te arte per tu afruar me keta te fundit.

“Mbi te gjitha, duhet pyetur se pse nje ndeshje si kjo. Poshte nje goli, Interi permbys njehere ne 2-1 dhe me pas direkt ne 3-2.”

“Pavarsisht traverses se pabesueshme te Gagliardinit nga gjysme metri larg postes, dhe pas penalltise se Young, e pabesueshme se si ne ate minute te 89 mbrojtja peson ate gol dhe humbet Magnani 2 metra larg portes.”

“Por ky ishte nje barazim qe nuk ishte aspak i padrejte.”

TURNOVER, E TEPROI CONTE APO JO?

E perditshmja italiane me pas flet per turnover qe eshte pare shume i ekzagjeruar duke pare se nga minuta e pare kishte shume fytyra te reja nga stoli.

“Pese ndryshimet nga Sampdoria e ndjejne te gjithe minuten e pare dhe mezi e gjejne veten ne loje.”

“Interi e nis ne menyre horror dhe peson menjehere nje gol totalisht te evitueshem”, shpjegon La Gazzetta dello Sport qe vazhdon edhe me tej.

Reaksioni i Interit vjen pikerisht me Lukaku dhe Biraghi. Nderkohe, ne pjesen e dyte futet Lautaro dhe zikalterit duket se mund ta mbyllin kete ndeshje por traversa e Gagliardinit i prish te gjitha planet.

“Cmenduria ne fakt, filloi aty me Gagliardinin por u finalizua ne 10 minutat e fundit. Natyrisht, Interi e vazhdon cmendurine pas Gagliardinit me penalltine totalisht te evitueshme te Young ndaj Muldur, vetem disa minuta pas rastit te dyshimte te prekjes me dore.”

“Berardi nuk gabon. Por prit, me e bukura nuk ka ardhur akoma: ne fillim Borja Valero dhe me pas Magnani.”

“Nuk ishte dita per Interin, por tranjer i Interit nuk mund te jete pa faj (dhe mbase fajtori kryesor). Kjo eshte pak por e sigurt. Si mund te ndryshosh kaq shume ne nje ndeshje qe mund te nxjere nga binaret?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.