Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

466 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne France – Inter pas Malcom: pritet nje oferte ne javet e ardhshme?

Ne France – Inter pas Malcom: pritet nje oferte ne javet e ardhshme?
Bujar Berishaj

Inter mund te kthehet ne gjurmet e brazilianit Malcom.

Sulmuesi i Bordeaux ka nje kontrate e cila i skadon ne qershorin e 2021 dhe sipas informacioneve te Sud-Ouest, agjentet e lojtarit jane duke punuar qe te sistemojne klientin e tyre.

Nuk eshte nje sekret, per shembull, qe kohet e fundit agjentet e lojtarit kane udhetuar ne Angli per te takuar dirigjentet e Liverpool dhe Chelsea.

Megjithate nga keto takime nuk ka lindur ndonje oferte konkrete, me kete te fundit qe mund te arrij nga Milano, saktesisht nga Interi, me zikalterit qe mund te formulojne nje oferte ne javet e ardhshme.

Do te mjaftoj? Sipas informacioneve qe vijne nga Franca, nje shitje e sulmuesit brazilian vlera e te cilit ne merkato sillet rreth shumes 40 milione euro do t’i lejonte klubit francez qe te levizte lire ne merkato.

Kujtojme qe gjate kohes kur lojtari luante ne Corinthians, klubi zikalter kishte shfaqur nje interes per lojtarin por pastaj nuk u be asgje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.