Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 11, 2020

Scroll to top

Top

1,612 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne France nuk e besojne dot: “Cfare po ndodh me Interin?”

Ne France nuk e besojne dot: “Cfare po ndodh me Interin?”
Inter Club Staff

Jane te shumta mediat boterore nga cdo cep i botes qe po ndjekin me kujdes ate qe po ndodh ne kete moment tek Interi.

Normalisht behet fjale per kalimin e Achraf Hakimi ne Milano, gje qe ka kapur ne surprize shumicen prej tyre.

Ata kane filluar te flasin mire dhe me entuziazem per te ardhmen qe e pret Interin ne nje kohe jo shume te larget.

Per shembull, ne France, portali i njohur i merkatos ‘Maxifoot’ qe njihet ne te gjithe boten ka folur keshtu per Interin duke e nisur gjithcka me nje pyetje: “Cfare po ndodh me Interin?”.

“Pas dhjete vitesh ne nje det qe nuk mbaronte plot me dallge, klubi zikalter po behet gati qe te ripushtoje Italine.”

“10 vite distance nga Tripleta e Mourinhos, klubi milanez eshte edhe njehere gati qe te luftoje me Juventusin per kampionatin.”

“Per ta bere kete, po blen lojtare te mrekullueshem qe do te ishin titullar ne cdo skuader ne bote.”

“Hakimi dhe Tonali. I pari ne menyre totalisht surprize po vjen ne Milano dhe ka firmosur me Interin.”

“Nderkohe i dyti, ka zgjedhur Interin edhe pse e ka kerkuar me ngulm Juventusi dhe Paris Saint Germain.”

“Dy blerje qe i shtohen ato te vitit te kaluar si Barella dhe Sensi apo edhe Bastoni qe po shkelqen me te vertete.”

“Por mos harroni se tek Interi ka njerez si Christian Eriksen dhe Romelu Lukaku, Top Playera boteror.”

“Dicka eshte e sigurt: Interi po rikthehet dhe per tifozet zikalter do te jete dicka shume e bukur ta perjetojne ate pritet te ndodhe ne te ardhmen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.