Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,159 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne France – Spurs gati te paguajne klauzolen e Kondogbia! Interi do perfitonte nje shifer marramendese!

Ne France – Spurs gati te paguajne klauzolen e Kondogbia! Interi do perfitonte nje shifer marramendese!
Inter Club Staff

Pas nje sezoni shume te mire te La Liga nen urdherat e Marcelino te cilit ju plotesuar edhe deshira per ta mbajtur ne Valencia perfundimisht lojtarin edhe pasi mbaroi huazimi, tashme francezi mund te largohet perseri. 

Sipas zerave te fundit ne France, Geoffrey Kondgobia eshte ne listen e disa klubeve te medha Europiane.

Kete gje e ka shkruar sot gazeta prestigjoze frenceze, France Football, dhe ka folur per lojtarin qe sapo ka nenshkruar nje kontrate me Valencian deri ne 2022.

Sipas France Football, Kondogbia i pelqen shume Tottenhamit te Mauricio Pochettinos i cili eshte shume i joshur nga ideja per te pasur nen urdherat e tij ish-mesfushorin e Interit dhe ne kete moment duken te gatshem te paguajne te gjithe klauzolen e largimit te lojtarit qe eshte 80 milione euro dhe qe eshte futur ne kontraten e tij ne momentin e firmes ne daten 24 maj te ketij viti.

Per momentin – sipas medias transalpine – Spurs kane filluar te flasin me Kondogbia.

Nderkohe, ne kete mes ka nje skuader shume te lumtur per kete lajm dhe behet fjale per Interin qe do te perfitonte nje shifer marramendese nese ky transferim do te realizohej. Marramendese sepse behet fjale per para te fituara nga nje lojtar qe nuk eshte me ne pronesi te Interit.

Zikalterit kane nje te drejte prej 25% te vleres se shitjes se kartonit te Kondogbia dhe nese ai do te transferohej ne Londer per 80 milione euro, 20 milione euro do i perfitonin direkt zikalterit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.