Ne France zbulojne: “Icardi, sprint PSG por duhet pergenjeshtruar nje lajm i rendesishem.”
Mauro Icardi “eshte prioriteti absolut i PSG” ne kete moment qe po flasim. Kete e pranojne te gjithe ne France.
Madje ne keto minuta, eshte publikuar nje lajm i ri ne lidhje me kete ceshtje qe po ben Interin te mbaje frymen.
Per kete ka folur televizioni RMC dhe ka treguar se interesi per Icardin eshte gjithmone e me i forte nga Paris Saint Germain.
“Dosja Icardi”, tregon RMC, “eshte prioriteti absolut i PSG ne kete moment qe po flasim dhe tashme kjo nuk eshte dicka e re.”
“E drejta e blerjes eshte 65 milione euro por skadon ne 31 maj (sipas tyre, Icardi nuk e ka 70 milione kete te drejte blerje por 65).”
“Por PSG po tenton qe te ule kete shifer dhe te ridiskutoje keto terma me Interin per shkak te pandemise. Edhe kjo dicka e njohur.”
“Klubi po shpreson qe te paguaje pak me pak se sa shifra e rene dakort per argjentinasin dhe kane nisur nje tratative te re me nje oferte me te vogel se 65 milione euro.”
Por RMC pergenjeshtron ne fund nje lajm qe ka qarkulluar ne Itali: “Nje burim nga shume afer klubit dhe tratatives na ka mohuar kategorikisht oferten qe ka qarkulluar sot ne Itali: ate prej 50 milione euro plus bonuse. Kjo eshte nje oferte e pavertete.”