Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

319 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne France zbulojne: “Tonali ka marre nje super oferte nga nje klub i madh Europian: ja detajet.”

Ne France zbulojne: “Tonali ka marre nje super oferte nga nje klub i madh Europian: ja detajet.”
Inter Club Staff

Me sa duket nuk eshte vetem Interi dhe Juventusi ne gare per mesfushorin italian te Brescias, Sandro Tonali.

Sipas asaj qe tregojne ne France, edhe skuadra e Paris Saint-Germain ka tentuar seriozisht te futet ne gare per lojtarin e talentuar keto dite.

Sipas asaj qe tregon Le10Sport, drejtori sportiv i francezve, Leonardo, po monitoron me kujdes mesfushorin e Brescias.

Ai eshte objektivi kryesor i Interit prej javesh tashme dhe Beppe Marotta nga ana e tij po ben gjithcka qe ta beje per vete.

Por sipas portalit francez, ne momentin qe Paris Saint Germain ka tentuar te futet ne tratative per lojtarin, ka pare qe rruga drejt tij eshte shume e veshtire.

Faji per kete eshte i Interit qe ka arritur te kete kontaktet e duhura me lojtarin dhe ta binde ate qe mos dale jashte Italise.

Pavarsisht se oferta e tyre ka qene shume e majme, PSG nuk ka arritur te hyje dot ne mendien e Tonalit dhe nuk e kane bindur dot ate.

Nderkohe Brescia nga ana e saj do te preferonte nje shitje te lojtarit tek PSG sepse keshtu do te perfitonte me shume, por deshira e lojtarit e ka hedhur menjehere poshte kete hipoteze.

Po Interi? Marotta po tenton ta mbylle kete marreveshje me nje tratative ‘alla Barella’, pra me nje huazim te shtrenjte per nje ose dy vite dhe me nje te drejte blerje qe do beje Interin te kape shifren e investimit prej 50 milione eurosh.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.