Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

889 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Itali nuk permbahen: “Interi sapo ka blere Skriniarin e ri. Ne marreveshje edhe dy lojtare.”

Ne Itali nuk permbahen: “Interi sapo ka blere Skriniarin e ri. Ne marreveshje edhe dy lojtare.”
Inter Club Staff

Interi eshte kthyer ne nje ‘perbindesh’ te merkatos se ardhshme dhe duket se kjo ndalese edhe pse ka ndaluar futbollin ne pergjithesi, nuk ka ndaluar aspak drejtuesit zikalter per te projektuar te ardhmen. 

Per kete ka folur sot Corriere dello Sport, e cila ka konfirmuar gjithcka cfare eshte thene edhe ne ditet e kaluara nga mediat e tjera italiane.

Interi eshte bere gati keshtu qe te investoje rreth 30 milione euro (ose me sakte e ka mbyllur tashme, mungon vetem zyrtarizimi) per merkaton e veres.

Zikalterit ne kete operacion kane futur gjithashtu ashtu si pritej edhe kartonin e Federico Dimarco dhe Eddy Salcedo.

Normalisht qe behet fjale per operacionin me Veronen dhe Marash Kumbullen qe tashme mund te quhet virtualisht nje lojtar i ri i Interit.

KOSTO DHE DETAJET E OPERACIONIT – Interi ka ne dore Marash Kumbullen, keshtu shkruan me siguri Corriere dello Sport qe tregon edhe detajet edhe kostot.

Mbrojtesi shqiptar ka refuzuar pa e menduar dy here Napolin qe e ka kerkuar me ngulm dhe ka dashur qe te formoje nje dyshe me Rrahmanin.

Keshtu, ky operacion per Interin kap vleren e 30 milione eurove dhe natyrisht ne kete vlere bejne pjese edhe kartonat e Dimarco dhe Salcedo.

Ne shtepine zikalter Marash Kumbulla konsiderohet nje yll i futbollit te se nesermes. Nje investim jo i vogel ky i zikalterve.

GODITJE ALLA SKRINIAR – “Marreveshja te kujton ate te 2017 me Sampdorian per Milan Skriniar qe u mor 5 milione euro plus kartonin e Caprarit ( i vleresuar 15 milione euro) dhe 7 milione euro bonus.

“Interi ka pare tek Kumbulla vlera te padiskutueshme dhe nje talent kristal. Prandaj ka vendosur te investoje kaq shume tek ai.”

Keshtu e ka mbyllur shkrimin e saj Corriere dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.