Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

726 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne kerkim te mediano. Nilton, Mikel, Casemiro dhe del ne skene Javi Garcia…

Ne kerkim te mediano. Nilton, Mikel, Casemiro dhe del ne skene Javi Garcia…
Ardi Deda

Inter ne kerkim te nje mediano te ri. Nga siti i tij eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio analizon situaten per emrat qe jane ne listen e drejtuesve zikalter: “Gjuetia per mesfushorin eshte e hapur. Pasi eshte sistemuar mbrojtja me Vidic, Inter fillonn te programoje merkaton e ardhshme edhe per medianon. Ne Brazil ka dale emri i Nilton, mesfushor i Cruzerio i datelindjes i vitit 1987, midis me te mireve te kampionatit te fundit. Nje profil shume interesant per te cilin media braziliane e ben te sigurte kalimin e tij zikalter ne te ardhmen: ne realitet, Inter eshte duke vleresuar lojtarin i cili futet ne profilin e duhur qe shoqeria zikalter po kerkon, por per momentin nuk ka konfirmime per bisedime te filluara dhe aq me pak te mbyllura me Cruzerion. Ne Brazil garantojne qe ka nje klauzole per lirimin e lojtarit nga klubi aktual ne favor te klubeve te huaja prej 5,5 milione euro qe do ta favorizonte kete operacion. Nilton eshte vezhguar ne menyre te vecante nga Lille dhe Valencia prej muajsh. Nilton mbetet gjithsesi nje ide, nje emer ne listen e Ausilio e cila perbehet dhe nga emra te tjere si Obi Mikel i Chelsea, dhe braziliani tjeter Casemiro nga Real Madrid. Ne liste ka dale ne skene kohet e fundit nje emer i ri, ai i Javi Garcia, mesfushor 27 vjec i cili ka luajtur vetem tete ndeshje si titullar kete sezon ne Premier me Manchester City. Hapesirat per mesfushorin kane qene te pakta dhe mund te jete nje emer interesant per Interin, sigurisht prezent dhe ai ne liste per ate tip mediano qe Interi eshte duke kerkuar ne merkato”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.