Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,245 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Në mbrojtje mendohet edhe për Lindelof: kushton rreth 20-25 milionë. Vije në qoftë se…

Në mbrojtje mendohet edhe për Lindelof: kushton rreth 20-25 milionë. Vije në qoftë se…
Rinor Sopaj

Interi është shumë i gjallë në merkato dhe mbi të gjitha në mbrojtje, një repart i cili këtë sezon ka lënë shumë për të dëshiruar dhe që e ka bërë të qartë se duhet bërë investime nga ana e Suning. Emrat për të cilët flitet janë të gjithë të nivelit të lartë. Mirëpo është një profil i cili lidhej me Interin në muajt e kaluar, që dukej se po shkonte te Manchester United, rikthehet përsëri në modë në shtëpinë zikaltër: Victor Lindelof, mbrojtës qendror, 22 vjecar nga Suedia që momentalisht luan për Benfican. Gazzetta dello Sport shkruan: “Në revolucionin i cili pritet të ndodhë në repartin e mbrojtjes merr formë ideja Lindelof. 22vjecari mund të luaj në qendër, në krahun e djathtë por edhe në mesfushë. Në mënyrë që mos të gjenden të papërgatitur në qoftë se ndodhë ndonjë befasi me De Vrij i cili po kërkohet edhe nga Milani, zikaltërit nuk e kanë humbur interesimin për suedezin. Mirëpo të gjithë e dimë që Benfica është një shtëpi mjaft e shtrenjtë. Nevojiten rreth 20-25 milionë. Mbi të gjitha në qoftë se largohet edhe Murillo, atëherë është i domosdoshëm një mbrojtës me eksperiencë dhe personalitet. Në tavolinën e Interit janë edhe emrat e Manolas dhe Rudiger. Vizita e kësaj fundjave nga Zhang Jindong me siguri se do shërbej edhe për të diskutuar për merkaton”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.