Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

841 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Portugali: “Interi do duhet ti paguaje Sportingut 30 milione euro nese Joao Mario transferohet tek Benfica? Ja si eshte e verteta.”

Ne Portugali: “Interi do duhet ti paguaje Sportingut 30 milione euro nese Joao Mario transferohet tek Benfica? Ja si eshte e verteta.”
Inter Club Staff

Sporting Lisbona me sa duket nuk ka me asnje te drejte per sa i perket te ardhmes se mesfushorit te Interit, Joao Mario.

Ne oret e fundit kishte dal ne pah nje detaj se Interi ne rast se e shiste lojtarin te Benfica, do duhej te paguante te Sportingu i Lisbones nje penalitet prej 30 milione eurosh.

Por sipas te perditshmes Record ne Portugali, ne fakt nuk ekziston asnje klauzole anti-rivalitet ne kontraten e lojtarit.

Dicka e tille ka qene e pavertete dhe aspak e bazuar ne fakte: keshtu, rruga e lojtarit per tu transferuar te rivalet e klubit qe e ka bere te debutoje ne futbollin e madh, eshte e paster.

Por cfare ekziston vertete ne kontraten e Joao Mario ne rast se shitet tek Benfica apo ndonje klub tjeter ne Itali?

Ne fakt, nje nga klauzolat prezente tregon se si Interi duhet te informoje Sportingun ne rast se do e shese lojtarin ne Portugali.

Ne ate rast, Sportingu do te kete te drejten qe te barazoje oferten qe Interi ka marre nga klubet portugeze dhe mund te vendose te marre lojtarin per vete. Gjithmone nese lojtari pranon.

Por ne kete rast, Sportingu do te kishte dy dite kohe per te vendosur. Vetem nese Interi nuk do te lajmeroje Sportingun e nuk do i jape dy dite kohe, atehere penaliteti eshte 30 milione euro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.