Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,180 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne pritje te shitjeve “me peshe” drejtori sportiv Ausilio pergadite terrenin per sulmuesin. Lavezzi, Cerci dhe Biabiany: te rejat e fundit…

Ne pritje te shitjeve “me peshe” drejtori sportiv Ausilio pergadite terrenin per sulmuesin. Lavezzi, Cerci dhe Biabiany: te rejat e fundit…
Bujar Berishaj

Eshte java e fundit e nje merkatoje qe premton te jete e nxehte. Edhe per nje Inter qe ka huazuar Schelotton dhe Bottan tek Chievo dhe tani koncentrohet tek nje lamtumire (ndoshta dy) “me peshe” qe perfshin Alvarez dhe Guarin, pastaj kush e di, per te nisur nje goditje vendimtare per nje sulmues anesor qe te ia dhuroj ate Mazzarrit. Mes enderrave, mundesive dhe thashethemeve, keto jane me te rejat e fundit qe vijne nga puna e bere nga Ausilio.

EZEQUIEL LAVEZZI, Paris Saint-Germain (lojtar i vitit ’85, argjentinas) – Lojtari i pelqen ekipeve te medha te Serie A, por problemi mbetet i njejte: aspekti ekonomik. Interi duket skuadra me interesimin me te madh, por Paris Saint-Germain nuk duket e gatshme per ta shitur ate me nje titull te perkohshem. SkySport konfirmon qe ish-lojtari i Napolit, pas problemve lidhur me rinovimin e kontrates me parisienet, do te mirepriste nje rikthim ne Itali, edhe pse paga prej 4.5 milion eurosh dhe cmimi i kartonit, te pakten 15 milion po pengojne tratativen qe ne fillim te saj. Zikalterit mund te vleresojne kandidaturen e Pochos nese konkretizohet nje shitje dopio: Guarin dhe Alvarez. Por, per momentin nuk ka ndonje oferte interesante per dy lojtaret qe mund te largohen nga Appiano Gentile. Gazetari Alfredo Pedulla shton nje tjeter gje mbi situaten e lojtarit: lojtari, ne fakt, nuk do te refuzonte hipotezen Juventus, por e kaluara e tij me fanellen e kalter te Napolit po e bind qe te mos thelloj me shume diskutimet me bardhezinjte. Ne perfundim, nese Interi nuk konkretizon asnje shitje atehere lojtari argjentinas mbetet ne oborrin e Laurent Blanc.

ALESSIO CERCI, Torino (lojtar i vitit ’87, italian) – Eshte gjithmone e me e mundshme lamtumira nga Torino. Sulmuesi i pelqen shume ekipeve te medha italiane dhe europiane, edhe pse kerkesa prej 20 milioneve e presidentit Cairo paraqet nje pengese per klubet e Serie A. Ne oret e fundit, per ta konfirmuar kete, vijen sondazhe dirket nga Premier League: skuadrat qe kane marr hapat e pare jane Sunderland dhe Southampton, edhe pse sic zbulon gazetari Gianluca Di Marzio nuk kane arritur ende konfirmime per keto mundesi, ne krahasim me Arsenalin qe tani duket ne pole position. Nderkohe Torino heton terrenin per zevendesuesin e mundshem: konfirmohen zerat per Alexandre Pato.

JONATHAN BIABIANY, Parma (lojtari i vitit ’88, francez) – Francezi mbetet nje emer i nxehte per repartin e avancuar te Mazzarrit. Interi dhe ne vecanti drejtori sportiv Piero Ausilio duhet te kerkojne nje lojtar te pelqyeshem per Parmen si pjese e shkembimit per te ulur kerkesat e administratorit te deleguar, Pietro Leonardi, pasi qe Schelotto e Botta kane perqafuar projektin e Chievos. Parma per lojtarin e tyre kerkon te pakten 10 milione, dhe mund te degjoj dhe nje oferte te mundshme te Milanit se bashku me lojtarin ne oret e fundit te merkatos. Ashtu si Inter, edhe kusherinjte jane ne pritje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.