Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

668 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Spanje hedhin bomben: “Barcelona ka gati nje oferte per nje lojtar tjeter te Interit: vetem 21 vjec dhe me nje te ardhme te jashtezakonshme.”

Ne Spanje hedhin bomben: “Barcelona ka gati nje oferte per nje lojtar tjeter te Interit: vetem 21 vjec dhe me nje te ardhme te jashtezakonshme.”
Inter Club Staff

Aksi ndermjet Interit dhe Barcelones mund ti ofroje kesaj merkatoje nje faqe komplet te re pas asaj per Lautaro Martinez.

Sipas asaj e shkruan sot ne Spanje e perditshmja Don Balon, ne fakt, blaugranet kesaj radhe nuk kane ne shenjester sulmuesin argjentinas te Interit, qe mbetet objektiv kryesor, por i kane hedhur syte tek nje mbrojtes i Interit.

Me sa duket, ata i kane hedhur syte tek Alessandro Bastoni, diamanti zikalter qe kete sezon ka treguar se vlen me te vertete shume.

Mbrojtesi gjuan me te majten dhe eshte nje nga zbulimet e sezonit ne skuadren e Antonio Contes ku eshte vene ne dukje per rendimentin e larte, klasin dhe kthjelltesine ne situata te ndryshme ne mbrojtje.

Vetem 21 vjec, Bastoni perfaqeson nje nga lojtaret me te mire italian ne qarkullim dhe i zoti te luaje pa problem ne nje mbrojtje me tre ose me kater.

Ja pse presidenti i Barcelones, Bartomeu, eshte cmendur pas tij pas raporteve qe ka marre nga vezhguesit e Barcelones.

Me siguri, shkruan Don Balon, Interi nuk do e lere ne menyre te thjeshte te largohet lojtari.

Nese do te hapet nje tratative e mirefillte, per Barcelonen nuk do te kete aspak lajme te mira se Interi mund ta filloje kerkesen per te nga 70-80 milione euro…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.