Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

381 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Spanje – Inter, vjen oferta e pare per Diego Godin

Inter Club Staff

Godin pritet te largohet me siguri nga Interi ne merkaton e ardhshme, por destinacioni i tij nuk dihet ende dhe po ashtu shuma qe mund te perfitoje Interi nga kartoni i tij qe erdhi me parameter 0 vetem pak muaj me pare. 

Gjithesesi, sipas asaj qe flitet ne Spanje, Diego Simeone po e kerkon perseri me ngulm gjeneralin e tij.

Keshtu, mundesia qe ai te rikthehet tek Atletico Madrid nuk eshte aspak e ulet. Keto zera jane shtuar shume ditet e fundit ne Spanje ku flitet gjithmone e me shume per nje rikthim tek klubi ku kaloi periudhen me te arte te karrieres se tij.

Tranjeri ka rikthyer ne baze tashme Felipe Luis dhe Diego Costa dhe deshiron te beje te njejten gje me ish-kapitenin e tij.

Kontaktet ndermjet te dyve kane kohe qe vazhdojne. Nderkohe, kontrata e mbrojtesit me Interin skadon ne 2022.

Deri me tani lojtari ka pasur shume veshtiresi me modulin e ri te Contes dhe ka humbur shume nga shkelqimi i tij.

Zerat spanjolle shohin tashme Atletico Madrid si destinacionin me te mundshem per te edhe pse ai kerkohet edhe nga Manchester United dhe Valencia me ngulm.

Atletico Madrid ka ndermend ti ofroje te njejten kontrate qe i ofroi kur ai pranoi oferten e Interit perpara ofertes se tyre.

“Simeone i ka kerkuar klubit qe te harroje te kaluaren dhe te rekuperoje lojtarin sepse ai per te dhe per skuadren eshte nje lider i padiskutueshem”, shkruan Mundo Deportivo ne Spanje.

Nderkohe, mendohet se ka ardhur edhe oferta e pare ne drejtim te Interit nga Atletico per ti paraprire keshtu konkurences se klubeve te tjera.

Ata pritet te ofrojne rreth 1-2 milione euro per kartonin e tij por duke pare qe Interi deshiron ta shese, nuk do te jete problem cmimi.

Kjo edhe per faktin se zikalterit do te kursenin diku tek 20 milione euro ne dy sezone nga kontrata e tij milionere.

Ndermjet tij dhe Antonio Contes nuk lindi asnjehere ai raport qe kishte me Diego Simeonen. Kjo sepse ai nuk ka qene asnjehere i paprekshem nga Conte.

Por mbase mos shkelqimi i Diego Godin ka bere qe Interi te zbuloje nje thesar ne shtepi si Alessandro Bastoni dhe prandj uruguajani do te largohet pa ‘hard feelings’ nga Milano. Atletico eshte gati ta perqafoje perseri!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.