Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

921 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Spanje – Ja 4 fajtoret qe Real Madridi po vuan me Luka Modric sot: edhe Zanetti ne liste!

Ne Spanje – Ja 4 fajtoret qe Real Madridi po vuan me Luka Modric sot: edhe Zanetti ne liste!
Inter Club Staff

Ne fillim te gushtit, pothuajse e gjithe media europiane hodhi dyshime mbi te ardhmen e Luka Modric.

Pikerisht me kete te ardhme u lidh edhe emri i Interit. Lajmet u perhapen shume shpejt dhe javet e fundit u intensifikua cdo gje me Luka Modric qe arriti deri aty sa i kerkoi shitjen Real Madrid.

Florentino Perez nuk duket i gatshem ta lejoje te largohet, por duket se ne Spanje kane gjetur fajtoret, 4 per te qene te sakte, qe kane ndikuar tek Luka Modric dhe kane bere Realin te vuaje me kroatin.

Ja cfare ka shkruar e perditshmja spanjolle EcoDiario per kete: 

Image result for EcoDiario

Ka kater fajtore kryesore qe sot Real Madrid po vuan me Luka Modric. I pari eshte Javier Zanetti, i dyti Vlado Lemic, i treti Pedja Mijatovic dhe i katerti Zhang Jindong e do ju shpjegojme perse.

1 – Javier Zanetti, arkitekti i projekteve sportive

Javier Zanetti, zevendes presidenti i Interit po vazhdon te ndertoje nje Inter shume me cilesor se ne te kaluaren. Ai kete sezon duke mbeshtetur drejtorin sportiv te Interit, Ausilion, ka arritur te binde te gjithe lojtaret qe Interi ka blere te veshin fanellen zikalter: Radja Nainggolan (38 milion euro), Lautaro Martínez (16), Federico Dimarco (7), Stefan de Vrij (parameter 0), Sime Vrsaljko (i huazuar), Kwadwo Asamoah (parameter zero) e te gjithe ata kane permiresuar ndjeshem Interin. Zanetti duket se ka folur me  Modric dhe e ka bindur qe te transferohet ne Milano i ndihmuar edhe nga kroatet e Interit.

2 – Vlado Lemic, agjenti qe eshte kembengules

Image result for vlado lemic

Zerat me te shumte per largimin e Luka Modric nga Real Madridi drejtojne gishtin nga ai si fajtori kryesor. Edhe pse Vlado nuk eshte i vetmi qe ka ndikuar te kete nje ‘ceshtje Modric’ ne Madrid, duket se eshte nje nder me te rendesishmit. Ai gjithashtu beri te mundur edhe transferimin e Mateo Kovaci  tek Chelsea. Nese Modric do te largohet nga Real Madrid, komisioni qe ai do te mare do te jete shume i larte, prandaj po punon kaq shume qe kjo te ndodhe.

3. Pedja Mijatovic, armiku ‘ish-madrilen

Image result for pedja mijatovic

Ish-drejtori sportiv i Real Madrid nuk duket se ka mardhenie shume te mira me klubin, ose te pakten ne kete situate, ai eshte nje armik i klubit. Partneri  malazez i Vlados eshte nje arkitektet qe po shtyn Luka Modric drejt Interit dhe po perfiton nga mardhenia e mire me kroatin per te bere kete. Ai eshte nje njeri kyc ne kete tratative duke pare mardheniet e mira edhe me Interin.

4 – Zhang Jindong, “truri” ekonomik i tratatives

Image result for zhang jindong florentino perez

Pronari aktual i Suning Holdings Group, Zhang Jindong ka 70% te aksioneve te Interit. Keshtu, ai po luan nje rol fondamental nga ana ekonomike per sa i perket sidomos rroges se Modric. Por te mos harrojme, eshte ai qe po e ben te mundur gjithcka (gjithmone nese ne fund Modric vishet zikalter) duke i ofruar dy vite rroge tek Jiangsu me shifra te frikshme. Por te mos harrojme qe Jindong Zhang  ka mardhenie ekonomike edhe me Florentino Perez kur kohe me pare ata jane takuar te dy ne Madrid (rreth nje vit me pare).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.