Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | May 19, 2019

Scroll to top

Top

685 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Spanje – Largimi i Sabatinit komplikon Cancelon? Nga Interi…

Ne Spanje – Largimi i Sabatinit komplikon Cancelon? Nga Interi…
Inter Club Staff

Nga Spanja vijne te rejat e fundit per sa i perket te ardhmes te mbrojtesit te krahut zikalter qe ka shkelqyer me Interin deri me sot. 

Behet fjale per Joao Cancelo, lojtari portugez qe eshte i huazuar nga Valencia dhe ka nje te drejte blerje prej 35 milionesh ne favor te zikalterve.

Largimi i Walter Sabatini, a mund te influencoje tek nje blerje e mundshme e Joao Cancelo?

Kjo eshte pyetja qe ka bere sot e perditshmja spanjolle SuperDeporte qe eshte shume afer ceshtjeve te Valencias.

Sabatini ka qene nje nga njerezit kyc qe ka sjelle tek zikalterit Joao Cancelo dhe nga ana kundert ka derguar Kondogbia.

Tani qe Sabatini nuk ben me pjese ne galaksine Suning, mund te hapen skenare te reja per sa i perket te ardhmes se portugezit te ri.

Ja cfare shkruan SuperDeporte:

Manchester United transfer news: Red Devils ready to rival Juventus to capture Portugal defender Joao Cancelo

“Deri me sot vendimi i klubit italian ka qene ai per blerjen e lojtarit pavarsisht veshtiresive qe kane me Fair Play Financiar, dhe blerja e lojtarit eshte caktuar qe me veren e kaluar ne marreveshjen ndermjet Valencias dhe Interit per te drejten qe zikalterit kane: 35 milione euro.”

“Por tashme duhet te presim cfare do te ndodhe, sepse Juventusi po tenton te kuptoje sa mundesi reale ka Interi per te blere Cancelon”, shkruan SuperDeporte.

“Valencia nga ana e saj, sot per sot nuk ka mare asnje komunikim nga Interi me qellimet e klubit zikalter per sa i perket portugezit.”

“Gjithashtu nuk ka pasur kontakte as me Juventusin per nje shitje ne te ardhmen. Per momentin, gjithcka e ka ne dore klubi zikalter, gjithmone nese largimi i Sabatinit nuk i ka komplikuar gjerat”, e mbyll shkrimin e saj e perditshmja spanjolle.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.