Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,328 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Spanje – Ne fshehtesi Inter dhe Valencia po diskutojne per Cancelo, celesi eshte Eder: ja detajet!

Ne Spanje – Ne fshehtesi Inter dhe Valencia po diskutojne per Cancelo, celesi eshte Eder: ja detajet!
Inter Club Staff

Eder eshte ne shenjestren e Valencias. Sulmuesi zikalter ka terheur vemendjen e klubit te Marcelinos pas nje sezoni jo te keq ne urdhrat e Luciano Spallettit. 

Sipas asaj qe shkruan sot Plazadeportiva, klubi nga Mestalla duket se ka kontaktuar lojtarin dhe agjentin e tij per te diskutuar nese jane te gatshem per tu transferuar ne Spanje.

Lojtari zikalter nga ana e tij nuk eshte kunder nje largimi nga Interi, por pretendon garanci per kontraten e tij dhe jo vetem ekonomike.

Per tu bashkuar me ish-shoket e skuadres Murillo dhe Kondogbia, Eder kerkon nje rroge jo me te vogel se 2,2 milione euro ne sezon por edhe nje kontrate jo me te shkurter se tre vjet.

Ne kete sens, Valencia do te ishte e gatshme ti ofronte nje kontrate katervjecare me skandence ne 2022.

Zgjedhja per te blere lojtarin italian duket se eshte e Marcelinos qe deshiron lojtare eksperte per tu perballur me Champions League dhe lojtare qe mund ti garantojne paraqitje te nje niveli te larte edhe duke hyre nga pankina apo gjate pjeseve te vecanta te sezonit. Vete Eder nuk pretendon te jete titullar i padiskutueshem.

Per kartonin e tij – gjithmone sipas asaj qe tregon e perditshmja iberike – Interi do te ishte e kenaqur edhe me 5 milione euro dhe Valencia do te konkuronte me Cagliarin keshti per ish-lojtarin e Sampdorias.

Nese nuk do te gjendej gjuha e perbashket per nje blerje te menjehershme, spanjollet mund ti ofrojne Interin blerjen e tij ne huazim me te drejte blerje.

Por, gjithmone sipas asaj qe shkruan Plazadeportiva, Interi dhe Valencia ne keto caste po vazhdojne te kene kontakte te fshehta per Joao Cancelo, lojtarin 24 vjecar qe ne 31 maj 2018 i skadon e drejta e blerjes nga ana e  Interit.

Nuk perjashtohet keshtu qe celesi i kesaj marreveshje te jete pikerisht Eder i cili do te futet nga Interi ne tratative per te ulur cmimin e portugezit.

Valencia nuk eshte kunder, thjesht cmimi qe pretendon per Cancelon mbetet i pandryshueshem. Deri ne 31 maj, pritet te mesohet me shume rreth kesaj tratative me Interin nga njera ane qe deshiron Cancelon, Valencian qe deshiron Eder dhe me tifozet zikalter qe presin me padurim te marrin vesh te ardhmen e portugezit qe i ka fituar zemrat me paraqitjet e tij mjaft te mira.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.