Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

852 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Spanje – Nga Kondogbia dhe Valencia vjen nje lajm shume i mire per Interin

Ne Spanje – Nga Kondogbia dhe Valencia vjen nje lajm shume i mire per Interin
Inter Club Staff

Geoffrey Kondogbia mund te largohet nga Valencia. Ish-lojtari i Interit eshte kritikuar shume gjate ketij sezoni nga shtypi spanjoll. 

Plazza Deportiva diten e sotme shkruan: “Sezoni i fundit por edhe gjysma e sezonit te kaluar nuk ka qene aspak ne nivelin e momentit kur ai sapo erdhi nga Interi.”

“Per te u shpenzuan 25 milione euro por viti i tij i pare i iluzionoi te gjithe sepse per Marcelinon ai ishte me i rendesishmi ne mesfushe. Prandaj edhe Valencia e bleu.”

“Por me pas, pas atij sezoni, ai nuk eshte pare kurre ne ate nivel ne fushen e lojes. Futbollisti erdhi ne Spanje pas shume peraqitjesh negative me Interin por momenti i mire zgjati apo nuk zgjati nje sezon me Valencian.”

“Mbase ka qene faji i demtimeve, por Geoffrey Kondogbia nuk ishte me kurre i njejti.”

“Por pavarisisht momentit tij jo te mire, duket se ka shume klube te njohura ne Angli qe kerkojne lojtarin me ne krye Tottenham dhe Everton.”

“Lojtari i pelqen shume Mourinhos. Klubi spanjoll eshte gati te pranoje dhe degjoje oferta per francezin dhe cdo oferte do te merret ne konsiderate nga drejtuesit e Valencias.”

“Kontrata e tij skadon ne 2022 dhe ka nje klauzole prej 80 milione eurosh, por e pamundur qe te kete nje skuader qe ta paguaje ate.”

“E ne gjithe kete mes ka nje lajm te mire edhe per Interin qe ferkon duart nese Kondogbia do te shitet ne Premier League: zikalterit do te fitojne 25% te shumes se shitjes se lojtarit dhe kjo shifer nuk do te ishte pak duke pare kohen e veshtire te futbollit.”

“Per shembull, nese lojtari shitet 30 milione euro, 7,5 milione euro do te vinin menjehere ne kasat e Interit. Jo pak apo jo? Keshtu zikalterit jane tifozet e pare te nje shitje te mundshme te tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.