Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 23, 2020

Scroll to top

Top

907 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Spanje – Per Valencian operacioni Cancelo eshte nje situate ‘win-win’: ja perse

Ne Spanje – Per Valencian operacioni Cancelo eshte nje situate ‘win-win’: ja perse
Inter Club Staff

Duket se eshte nje operacion ‘win-win’ per Valencian ai i Joao Cancelo.

Sipas asaj qe shkruan SuperDeporte, klubi spanjoll po pret te reja me qetesi duke pare se presioni per marreveshjen eshte i  gjithi mbi Interin sepse zikalterit duhet te paguajne 35 milione euro cash brenda 30 majit per ta siguruar ne menyre perfundimtare.

Ne rast te kundert, skuadra e Taronges do te prese me krahe hapur nje lojtar shume te permiresuar nga ana mbrojtese me kuren e Spallettit, por edhe nje lojtar me nje vlere shume me te larte ne merkato duke pare vitrinen e Boterorit vetem pas nje muaji por edhe sezonin mjaft te mire me bluzen e Interit.

Peter Lim nese do e shiste tani do te perfitonte rreth 35-40 milione euro, por ne Maestalla jane te bindur se nese lojtari do te luante nje sezon me Marcelinon lojtari mund te bente nje kapercim kualiteti akoma me te madh dhe do te vlente ne merkato 50 milione euro. Me pak fjale, eshte nje investim nga cdo kendevshtrim per Valencian.

Nese e blen Interi, ata fitojne para. Nese e rikthejne ne skuader, do te kene nje top player i cili potencialisht do te vlente pas nje sezoni mbi 50 milione euro por edhe nese e shesin menjehere, rreth 40 milione euro me shitjen e tij do te perfitoheshin duke pare se United eshte ne dritare dhe e kerkon me ngulm prej muajsh.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.