Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

501 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Spanje – Perplasje ndermjet Wanda Nara dhe Interit: ajo ka tentuar ti beje shantazh Marottes me skadencen e kontrates

Ne Spanje – Perplasje ndermjet Wanda Nara dhe Interit: ajo ka tentuar ti beje shantazh Marottes me skadencen e kontrates
Inter Club Staff

Pas shume zerave, Mauro Icardi duket se ka marre nje vendim per destinacionin e tij te ardhshem sezonin e ri.

Ose te pakten kete thote ne Spanje e perditshmja Don Balon sipas te ciles, sulmuesi ne pronesi te Interit aktualisht ne huazim tek Paris Saint Germain, pas nje vendimi te marre bashke gruan-agjente Wanda Nara, ka zgjedhur te luaje ne Spanje.

Klubi i perzgjedhur eshte Atletico Madrid i Diego Simeone por me sa duket ka edhe disa prapaskena ne gjithe kete histori.

Sipas tyre, ka ndodhur nje perplasje shume e madhe ndermjet Wanda Naras dhe Marottes per kete vendim te tijin.

Destinacioni spanjoll sipas Don Balon, eshte nje vendim teresisht i Icardit, qe ne te kaluaren eshte kerkuar edhe nga Real Madrid perpara se te shkonte Jovic atje.

Nderkohe tani ai mund te perfundoje te skuadra tjeter e Madridit ku Simeone e pret me krahe hapur ate.

Por ne gjithe kete histori ka nje problem jo te vogel. Gjithmone duke cituar Don Balon, Icardi mund te transferohet ne Spanje sepse ai po ben presion tek Interi.

Ai ka nje kontrate deri ne 2021 dhe per kete arsye ai po ben presion qe te shitet nen cmim.

Atletico ka bere me dije se nuk paguan me shume se 40 milione euro ndersa Interi kerkon 70 milione euro, te njejten shifer qe ka edhe PSG si te drejte blerje ne kontraten e huazimit.

Ne kete moment eshte perplasje totale ndermjet Wandes dhe Marottes, me zikalterit qe e quajne kete oferte ‘ofenduese’ dhe nuk mendohet se mund te ulen fare ne tavolinen e diskutimit me keto shifra.

Keshtu, edhe njehere tjeter Wanda Nara dhe Mauro Icardi tentojne te hapin nje problem tjeter per Interin duke shantazhuar me kontraten ne skadence ne 2021.

Nderkohe, ne ditet e kaluara jane raportuar lajme edhe per faktin se cifti po tenton gjithcka qe te rikthehet ne Itali.

Deshira e tyre e pare mendohet se eshte Juventusi dhe nje transferim ne Torino, por kete gje ata e shohin pak si te pamundur ne kete moment sepse kane marre nga Interi nje pergjigje te prere dhe negative.

Keshtu, Icardit nuk i ka mbetur me asnje e ardhme ne itali per momentin dhe dy zgjedhjet me te mundshme jane qendrimi ne Paris (gjithmone nese PSG deshiron ta bleje) ose transferimi ne Spanje tek Atletico e cila duhet te rrise me patjeter oferten e saj nese deshiron te arrije tek argjentinasi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.