Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

973 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Spanje: “Real Madrid pas titullit, gati ta fundose edhe ne merkato Barcelonen? Ata po flasin me Marotten per te arritur tek Lautaro Martinez.”

Ne Spanje: “Real Madrid pas titullit, gati ta fundose edhe ne merkato Barcelonen? Ata po flasin me Marotten per te arritur tek Lautaro Martinez.”
Inter Club Staff

Me sa duket, nuk eshte vetem Barcelona ne gare per Lautaro Martinez por skuadrat ne oret e fundit po shtohen nje e nga nje.

Pas nje lajmi te rendesishem te dhene sot nga disa media ku thuhej se City ishte shume e interesuar per Lautaron, tashme kemi nje pretendent te ri nga Spanja per te.

Kesaj radhe eshte emisioni El Chiringuito de Jugones qe vazhdon te flase per nje hipoteze te re merkatoje.

Sipas tyre, Real Madrid e ka shume seriozisht per Lautaro Martinez: “Lautaro i pelqen shume Realit dhe operacioni Hakimi ishte thjesht hapi i pare per te sjelle argjentinasin ne Madrid.”

Por Blancos me pare kane nje situate delikate per te cilen duhet te vendosin cfare duhet te bejne: “Problemi eshte se per te mbyllur nje operacion te tille, Real Madrid duhet te grumbulloje 200 milione euro.”

“Klubi madrilen deshiron keshtu te fundose Barcelonen edhe ne merkato pasi e fundosi ne Ligen Spanjolle ku ne javet e fundit i rrembeu edhe kampionatin.”

“Barcelona nga ana e saj eshte prej kohesh ne ndjekje te Lautaros ku ka edhe dakordesine e lojtarit, por deri me tani ka hasur jo pak probleme.”

“Barca nuk ka parate e nevojshme per te arritur tek argjentinasi i Interit dhe po pret edhe ajo qe te shese perpara se te investoje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.