Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 21, 2019

Scroll to top

Top

860 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Spanje – Real Madrid, plot 600 milione euro per te rimodeluar skuadren: nje lojtar i Interit ne liste!

Ne Spanje – Real Madrid, plot 600 milione euro per te rimodeluar skuadren: nje lojtar i Interit ne liste!
Inter Club Staff

Reali i Madridit ne merkaton e veres do te tentoje qe te rinovoje komplet skuader pas sezonit te deshtuar qe po kalon.

Sport, gazeta e njohur spanjolle ka siguruar sot se e gjithe skuadra madrilene do te pesoje nje rimodelim pas deshtimit qe ka pasur qe prej fillimit te sezonit.

Me blerjet e Rodrygo dhe Miltao, deri me tani jane shpenzuar nga Reali i Madridit plot 95 milione  euro, por mos kujtoni se perfundon me kaq.

Zinedine Zidane ka pranuar detyren per tu rikthyer perseri si tranjer i Real Madrid vetem pasi ka marre siguri qe do te shpenzohen 600 milione euro per merkaton e veres.

Mbappe eshte emri me i lakuar dhe me i shtrenjte ne kete liste, por Perez pervec tij deshiron nje mesfushor te madh dhe nje sulmues qendre qe shenon shume.

E sipas te perditshmes Sport, eshte pikerisht lojtari i Interit, zikalteri Mauro Icardi ai i perzgjedhuri e  qe pritet te marre frenat e sulmit te skuadres se Zidane ne dore.

Pastaj lista eshte e gjate: Christian Eriksen (Tottenham), Paul Pogba (Manchester United) dhe Luka Jovic (Eintracht Frankfurt).

Mendohet se Reali tek shifra e 600 milione eurove te shpenzuara ne merkato do te arrije edhe fale shitjeve 250-300 milione euro te lojtareve qe jane shume afer largimit si Bale, Isco, Marcelo, Keylor Navas dhe Modric: ky i fundit ishte shume afer Interit sezonin qe shkoi.

Per sa i perket Icardit, mendohet se Interi nuk do te pranoje asnje oferte qe eshte me e vogel se 80 milione euro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.