Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

649 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Spanje zbulojne: “Barcelona ka ngelur me gisht ne goje: Lautaro i ka tradhetuar dhe i ka komunukuar se…”

Ne Spanje zbulojne: “Barcelona ka ngelur me gisht ne goje: Lautaro i ka tradhetuar dhe i ka komunukuar se…”
Inter Club Staff

E ardhmja e Lautaro Martinez mund te marre nje kthese te papritur dhe qe nuk ishte menduar deri para pak ditesh.

Kjo sepse ne Spanje me sa duket vijne me te reja te ndryshme nga sa eshte folur deri me sot dhe qe ndryshojne totalisht skenarin.

Sipas asaj qe shkruan donbalon.com edhe sot, me sa duket, sulmuesi argjentinas i Interit, eshte lodhur duke pritur Barcelonen e cila eshte ne veshtiresi reale per te gjetur parrate per blerjen e tij tek Interi.

Me sa duket, Lautaro Martinez ka ndryshuar totalisht mendje (sipas Don Balon) per te ardhmen e tij.

Ai po mendon seriozisht qe te marre ne konsiderate idene per tu transferuar ne Premier League ku e pret me krahet hapur Manchester City.

Skuadra qe drejtohet nga Guardiola nuk eshte me e skualifikuar nga kupat europiane dhe mund te investoje pa problem ne kete merkato dhe Lautaron do e priste me krahet hapur.

Manchester City e konsideron Lautaron si pasardhesin perfekt te Agueros dhe ne kete moment, City nuk ka asnje problem ekonomik dhe mund ta kenaqe pa problem kerkesen e Interit per lojtarin.

Mendohet se Interi vazhdon te kerkoje po 111 milione euro, aq sa eshte edhe klauzola e lojtarit. Prandaj, argjentinasi po e mendon seriozisht nje kalim ne Angli ku rroga do te ishte shume me e larte se ajo qe merr tek Interi, por akoma me e larte edhe nga sa ofron Barcelona.

“Keshtu, Barcelona ka ngelur me gisht ne goje: Lautaro i ka tradhetuar dhe i ka komunukuar se nuk do i prese me dhe ata e kane humbur prioritetin qe kane pasur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.