
Ne Spanje zbulojne: “Inter po kerkon me ngulm nje lojtar te Real Madrid: Zidane eshte dakort me largimin.”
Diten e djeshme, e perditshmja sportive spanjolle AS ka folur per Interin dhe merkaton e zikalterve tani ne vere.
Sipas tyre, Interi po ndjek me shume kujdes lojtarin e Real Madrid, serbin Luka Jovic qe Reali deshiron ta huazoje.
Ideja fillestare eshte qe ai te largohet nga madrilenet per shkak se Zidane nuk e shen ne planet e tij per kete sezon.
Por nuk eshte nje pune e lehte duke pare cmimin e tij ne merkato dhe duke pare edhe rrogen e lojtarit qe eshte shume e larte.
Sipas AS, Jovic eshte kthyer ne nje objektiv real te Interit duke qene se zikalterit nuk e kane mbyllur ende repartin e sulmit.
Ne Milano ka ardhur Andrea Pinamonti, por vetem per shkak te nje marreveshje te meparshme te Interit me Genoan.
Prandaj Interi po mendon realisht per lojtarin e Real Madrid: ideja eshte qe ai te vije ne huazim me te drejte blerje dhe Jovic ka karakteristikat e duhura per zevendes Lukaku. Zidane eshte dakord me kete largim.
Nderkohe, per lojtarin eshte intereseuar edhe Roma, Milan dhe Manchester United. Nese do te ndodhe dicka, do te kete lajme ne oret ne vazhdim.