Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,155 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Spanje zbulojne objektivin e madh te Interit? “Marotta po tenton te rrembeje nga Reali i Madridit…”

Ne Spanje zbulojne objektivin e madh te Interit? “Marotta po tenton te rrembeje nga Reali i Madridit…”
Inter Club Staff

Dy vite pasi ka qene shume afer Interit, Luka Modric rikthehet ne qender te merkatos se Interit.

Mesfushori kroat qe eshte ndjekur me force nga drejtuesit e Interit ne veren e 2018, ne fund te ketij sezoni ka kontraten e tij ne skadence.

Keshtu, ai qe nga janari do te jete nje parameter zero i negociueshem per veren e ardhshme dhe sezonin tjeter.

Sipas portalit te njohur spanjoll, Defensa Central, Interi dhe Milani jane dy kandidatet e para qe jane ne gare per te marre sherbimet e lojtarit te lindur ne 1985.

Ne rast se ai nuk do te zgjase kontraten e tij me Real, ai do te transferohet ne Itali, por ne kete moment nuk ka marre ende nje vendim perfundimtar.

Blancos ne kete moment kane treguar se kane prioritete te tjera dhe deri me tani nuk kane menduar qe te ofrojne nje rinovim per Modric, edhe pse ai ka treguar deshiren e tij per te qendruar.

“Interi eshte favorite per te marre ish-Topin e Arte ne rast se ai nuk do te gjeje nje marreveshje me Merengues. Disa vite me pare ata e provuan, por Modric nuk ishte ne merkato.”

“Tani duke marre parasysh moshen e tij dhe faktin se ne 2021 Real Madrid do te perforcoje mesfushen, nuk eshte e sigurt qe ata duan ta mbajne ende ne skuader 35 vjecarin.”

“Interi – zbulon portali – ne ditet e kaluara ka folur me agjentin e lojtarit dhe i ka thene se mund te prese aq sa duhet.”

“Projekti i Contes i pelqen shume lojtarit, por sot per sot Luka mendon vetem per Realin e Madridit. Por qe Marotta po mendon ta rrembeje nga Reali me parameter zero, edhe kjo eshte dicka shume e vertete”, e mbyll shkrimin e saj Defensa Central.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.