Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,081 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Spanje zbulojne: “Sergio Ramos ka thene po, gati nje oferte 70 milione euro: “Real deshiron te rrembeje nga Interi…”

Ne Spanje zbulojne: “Sergio Ramos ka thene po, gati nje oferte 70 milione euro: “Real deshiron te rrembeje nga Interi…”
Inter Club Staff

Inter dhe Real Madrid mund te rikthehen shume shpejt ne nje tavoline te rrumbullaket per te mbyllur nje marreveshje tjeter.

Ne muajt e kaluar, te dy klubet kane mbyllur blerjen e Achraf Hakimi nga ana e Interit dhe lojtari do te transferohet ne Milano vetem pas dite me pas.

Por sipas asaj qe tregojne ne Spanje (donbalon.com), ne Madrid shume shpejt mbase do te shkoje Milan Skriniar.

Mbrojtesi sllovak duket se eshte zgjedhur si pasardhesi i Sergio Ramos ne Madrid, sepse sipas tyre, ai ka brumin per te zevendesuar. Edhe vete Ramos mendon keshtu, sipas donbalon.

Qe ne veren e kaluar ata ishin te interesuar, por te Reali shkoi Eder Militao dhe nuk u be me asgje.

Ne ate kohe Reali u interesua dhe mori informacione, por asnje oferte nuk erdhi tek Interi ne veren e shkuar.

Interi ne ate kohe kerkonte rreth 100 milione euro per Skriniar, por kete sezon, gjerat kane ndryshuar, dhe Skriniar kushton shume me pak.

Ne kete moment, sllovaku e ka vleren e merkatos vetem 70 milione euro dhe mbase Interi do te pranonte edhe nje oferte 60 milione euro.

Vullneti i lojtarit do te jete deciziv, Por nje pankine tjeter ne Europa League ne gjysmefinalen ndaj Shakhtar mund te shtyje Skriniar te mendoje nje te ardhme larg Interit…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.