Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

910 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Icardi me dy fytyra! Perisic ne versionin me te keq, Borja hyn dhe ndryshon Interin!

NOTAT – Icardi me dy fytyra! Perisic ne versionin me te keq, Borja hyn dhe ndryshon Interin!
Inter Club Staff

Interi e perfundon ndeshjen e sotme ne Meazza me rezultatin 0-0 duke mos arritur te fitoje por duke mbajtur distancen +5 nga vendi i trete dhe i katert ku eshte Milani dhe Atalanta. 

Nderkohe, keto jane notat e ndeshjes se sotme te Inter-Atalanta nga FcInter1908 dhe redaktori i saj Daniele Mari.

E fillojme nga portieri per te perfunduar tek Spalletti:

HANDANOVIC 6 – Atalanta gjithmone kercenuese por ai asnjehere nuk ben nje nderyrje per te percaktuar ndeshjen sepse mbrojtja u tregua e kujdesshme. Sot ishte shume mire edhe me kembe duke ndihmuar skuadren te dale.

D’AMBROSIO 6 – Ne krahun e tij shtyn rregullisht por nuk arrin te shfrytezoje rastin me koke ne fundin e ndeshjes ku mund ti kishte dhene fitoren Interit.

SKRINIAR 6,5 – I duhet pak kohe per te gjetur vendin ne fushe por kur merr masat e sulmuesve te Atalantes ngjitet ne kateder per te mos u ulur me.

MIRANDA 6,5 – Heq masken dhe tregon te gjithe klasin e tij qe e ndan nga te tjeret. Nje ndeshje tjeter solide, askush nuk ndjen mungesen e De Vrij.

ASAMOAH 6,5  – Shume krosime qe perfunduan ne shpinen e mbrojtesve te Atalantes, por ai shtyn shume nga krahu i tij duke i hapur jo pak probleme atalantineve. Nuk gjen rrugen e perbashket me Perisic shpesh here por nje ndeshje e mire prej tij.

GAGLIARDINI 5 – Nuk konfirmon ndeshjet e medha kunder Milanit dhe Genoas. Kur del Brozovic vuan shume ne ndertimin e aksioneve dhe ne rolin e regjizorit. Vuan ne menyre te tmerrshme ne kete ndeshje.

BROZOVIC 6 – Njezete minuta per te dhe publiku i San Siros ndihet mire ne shtepo. Por ama pa te skuadra i fal fushe Atalantes. Vetem Borja Valero ben pak qe mungesa e tij te ndihet me pak, por si Brozovic tek Interi nuk ka asnje.

POLITANO 6 – Nje rruge e mesme ndermjet 7 kur niset me top dhe 5 kur humbet ne asgje. Shume vrap por aspak konkret. I mungon shpesh here vendimi i duhur ne caste kritike te lojes.

VECINO 6,5  – E nis shume mire lojen duke u futur jo pak here ne zonen e rreptesise se kundershtareve dhe shpesh here edhe perpara Icardit. Kur duhet te kthehet prapa per ti lene vend para Nainggolan e humbet kthjelltesine e tij dhe shkathtesine. Por pas hyrjes se Borjas rikthehet perseri ne nivelet e pjeses se pare.

PERISIC 4,5 – Nje tmerr. Gabon edhe riveniet me duar dhe kjo e tregon paraqitjen e tij sot. Ne versionin fantazem per here te disate kete sezon.

ICARDI 6 – Shume deshire e treguar nga ai. Jashte zones ben shume mire duke pasuar topa te komplikuar dhe duke hapur hapsira per shoket. Por peshon shume ai gol i gabuar vetem per vetem me Gollinin. Me mire si mesfushor sot se sa si sulmues.

NAINGGOLAN 5,5 – Nuk e ka gjetur ende ate formen e tij me te mire. Perkundrazi, duket sikur asnjehere nuk hyn ne ndeshje. Ka shansin e tij per te shenuar por perseri Gollini nderhyn dhe shpeton Atalanten.

BORJA VALERO 6,5 – Hyn ai dhe Interi ndryshon fytyre sepse deri ne ate moment pothuajse i kishte dorezuar celesat e lojes Atalantes. Bergamasket terhiqen me prapa me te ne fushe sepse e humben kontrollin e mesfushes. Pa ndonje goditje gjeniu ai i jep Interit shume gjeometri.

KEITA 5,5 – Mbase hyn shume vone. Por asnjehere nuk gjen ate levizjen e duhur. Pritet me shume nga ai.

SPALLETT 6 – Demtimi i Brozovic i komplikon shume planet por hyrja e Vecinos ne formacion nga minuta e pare ishte nje zgjedhje e gabuar. Mbase vonohet ne nderrimin e Keita sepse Atalanta ishte shume e lodhur qe me perpar atij momenti. Por ndeshje e ndertuar mire sot.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.