Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,148 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne zbulim te Wolfsburg – Nje periudhe tjeter pas 2008-09. De Bruyne eshte ylli i ekipit, por jo vetem: te shumte emrat e medhenje

Ne zbulim te Wolfsburg – Nje periudhe tjeter pas 2008-09. De Bruyne eshte ylli i ekipit, por jo vetem: te shumte emrat e medhenje
Bujar Berishaj

Short ne pergjithesi i komplikuar per Interin, qe per 1/8 e finales ka rezervuar ekipin gjerman Wolfsburg. Gjermanet, pas suksesit ne Bundeslige gjate sezonit 2008-09, me Dezko e Grafite si protagonist, kurse ne kete sezon ata po korrin frutet e nje pune te filluar rreth dy vite me pare. Dhe rezultatet jane aty, per te treguar cilesine e projektit.

Nje merkato e mire, qe ka bere qe ”te gjelbertit” te zene vendin e dyte, pas Bayern, me enderren Europa League. Ne vere kane ardhur Hunt dhe Jung, kurse ne muajt e meparshem kishin ardhur Luiz GustavoPerisic dhe De Bruyne. Ne janarin e 2015, goditje e merkatos, Schurrle. Me 8 pike me pak se Bayern por 10 me shume se Borussia Monchengladbah, Wolfsburg praktikisht eshte e sigurt qe do te luaj ne Champions League sezonin e ardhshem.

TAKTIKA – Tekniku Dieter Hecking preferon te luaj me nje 4-2-3-1 modern, me manovrim qe eshte ne gjendje te rritet ne krah, ashtu si per rruget qendrore. Ne krah te mbrojtjes jane determinante dy lojtare baze: Jung ne te djathte, qe pelqehej nga Inter prej kohesh (kur ishte tek Eintracht Frankfurt) kurse ne te majte eshte nje lojtar qe per jave te tera ka ngacmuar fantazine e tifozeve zikalter, eshte zvicerani Rodriguez. Me Perisic e Hunt te lenduar (me kete te fundit qe mund te ndihmoj ne te dy ndeshjet) ne mediano Guilavogui dhe Luiz Gustavo, pastaj para tyre  veprojne tre lojtar: Vieirinha, De Bruyne dhe Schurrle. Tre elemente ne gjendje te kombinojne shpejtesine e kualitetin. Sulmuesi pke eshte Dost, qe po gjen nje vazhdimesi te madhe para portes.

RREZIQET – Sulmuesi holandez 25-vjecaar eshte pika e diamantit te nje kompleksi qe prej muajsh funksionon pothuajse perfekt, ashtu sic tregon fitorja 4-1 kunder Bayern Munich. Ish-sulmuesi i Heerenveen deri tani ka realizuar 14 gola ne 18 paraqitje ne te gjitha komepticionet. Por syte tek lojtaret qe mbeshtesin aksionin e Dost. De Bruyne e Schurrle jane dy lojtar qe tani njihen nga te gjithe. Me pak i reklamizuar luzitani Vieirinha, qe megjithate rezulton determinant per depertimet dhe ekuilibrin taktik qe mund te jap per ekipin. Edhe ndryshimet e para jane te nje niveli te larte: Perisic per momentin jashte per shkak te lendimit, do te ishte nje titullar; Caligiuri, Trasch e Schafer sigurojne nje rendiment te larte; Bendtner mund te jete gjithmone i nevojshem.

PIKAT E DOBETA –  Veshtire te gjesh gabime ne sistemin e Hecking. Mbrojtja mund te mbeshtet ne dy elemente qe japin siguri e besueshmeri si Naldo e Knoche, qe kane eksperience (i pari) dhe fizik (i dyti. Pastaj reparti i mbrojtjes eshte i mbrojtuar nga lojtar si Luiz Gustavo e Guilavogui, ne gjendje te mbrojne topin ne fazen e posedimit  dhe te mbrojne ne momente veshtiresie. Ndoshta ne kete rast rezervat nuk jane te nivelit te larte dhe mungesat e njerit nga dy mbrotjesit mund te paraqesin problem per trajnerin.

YLLI – Kevin De Bruyne. Eshte belgu i klasit ’91 ylli i vertete i skuadres. Pas huazimit tek Werder Bremen dhe ate tek Wolfsburg, Mourinho e ka shitur perfundimisht tek klubi gjerman per 20 milion. Para te shpenzuara mire, duke pare rendimentin e larte. Ne kete sezon: 32 paraqitje, 11 gola dhe 16 asiste. Shifra impresionuese. De Bruyne eshte lojtar qe luan me te dy kembet dhe mund te luaj si pas sulmuesit, apo ne krah. Ka ritmin, kembet, shpejtesi, driblim, pasim te fundit dhe goditje ne porte. Per Medel dhe shoket detra do te jete e veshtire.

FORMACIONI BAZE:

WOLFSBURG (4-2-3-1): Benaglio; Jung, Knoche, Naldo, Rodriguez; Guilavogui, Luiz Gustavo; Vieirinha, De Bruyne, Schürrle; Dost.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.