Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,927 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nebuloni: “De Boer? Pershtypje e mire, luan futboll sulmues. Jam skeptik per Icardin. Tifozeve…”

Nebuloni: “De Boer? Pershtypje e mire, luan futboll sulmues. Jam skeptik per Icardin. Tifozeve…”
Bujar Berishaj

Dje, 9 gusht, ka qene dita kur Frank De Boer eshte prezentuar si trajneri i ri i Interit.

Pas konferences per shtyp trajneri ka drejtuar stervitjen e tij te pare ne prag te ndeshjes me Borussia Monchengladbach. Massimiliano Nebuloni nga studiot e Sky ka komentuar konferencen per shtyp dhe stervitjen e pare te trajnerit:

“Nje pershtypje e mire. Eshte nje personazh kureshtar, nje trajner qe praktikon nje futboll sulmues dhe ka impresionuar edhe ne stervitjen e pare ku kerkonte nje presing te larte dhe rekuperim te menjehershem te topit. Udhezimet e tij perktheheshin nga Kreek. Do te jete nje Inter shumefunksional por sipas meje do te luaj me 4-2-3-1 ne fillim dhe dora e tij do te verehet ne vjeshten e ardhshme. Sipas meje, gjeja qe i ka pelqyer tifozeve te Interit eshte qe kane degjuar trajnerin te thote qe Juventus nuk eshte e pamposhtur. Tani do te kete nevoje per disa dite studimi dhe pastaj se bashku me Ausilio do te vleresoj kush te largohet e kush te qendroj”.

Pastaj gazetari i Sky flet edhe per ceshtjen Icardi: “Jam shume skeptik per pashitshmerine e lojtarit. Kur nje lojtar manifeston nje pakenaqesi te caktuar, leshon mesazhe dhe mbi te gjitha nuk ka nje raport perfekt me ambientin e Interit duke pare qe tifozet ishin mesauar me tjera figura si kapiten, mendoj qe nese Napoli ben nje sforco te fundit ne fund operacioni edhe mund te kryhet. Nese vleresimi i lojtarit do te jete superior ndaj 60 milione sic shpreson Thohir do te jete mundesia qe te perforcohet edhe skuadra”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.