Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,141 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nente fitore ne dhjete ndeshjet e fundit: Mire se u riktheve Inter! Tani me Romen…

Nente fitore ne dhjete ndeshjet e fundit: Mire se u riktheve Inter! Tani me Romen…
Inter Club Staff

Interi tashme hyri perfundimisht ne skuadrat e medha te kampionatit per kete sezon por jo vetem per shkak te klasifikimit. Zikalterit kane fituar nente nga dhjete ndeshjet e fundit ne kampionat dhe jane ndalur vetem ne ndeshjen e polemikave ndaj Juventusit. Fakti qe fiton edhe ne ndeshje ne te cilat loja mund te jete edhe medioker, nenvizon se eshte bere tashme nje skauder e qendrueshme. Mbase mungon vetem nje zevendesues i Icardit ne skuader. Eder eshte me mire jashte zone dhe zevendesues i Mauritos nuk mund te jete as Gabigol: per aq pak sa eshte pare ne fushe, atij i pelqen qe te spostohet ne krah. Me siguri mungon edhe dicka per te qene te njejte me skuadrat me larte ne klasifikim. Por tashme Interi eshte bere nje skuader e besueshme dhe e vertete e nuk eshte nje ceshtje se dy ndeshjet e humbura ne 13 ndeshjet e fundit jane vetem ndaj Napolit dhe Juventusit, te dyja ne transferte.

Te dielen do te luhet ndeshja ndaj Romes ne San Siro, shtepia zikalter qe eshte bere e pathyeshme. Nje shans i madh per tu afruar me skuadrat qe jane perpara ne klasifikim. Pioli ne prag te ndeshjes se djeshme kishte thene se ne ndeshjet direkte duhet te jene te pergatitur e te jene gati qe te mos humben pike rruges. Dje Bologna pothuajse nuk krijoi asgje, edhe pse ne minuten e fundit per pak sa nuk barazoi me Torosidis. Bravo Handanovic!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.