Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 21, 2018

Scroll to top

Top

880 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Nese Juventusi shet Higuain, hidhet totalisht ne sulm per Icardin. Kete jua them sepse di qe…”

“Nese Juventusi shet Higuain, hidhet totalisht ne sulm per Icardin. Kete jua them sepse di qe…”
Inter Club Staff

Sa here afrohet merkato, po aq here afrohen edhe zerat per transferime te cmendura, jashte cdo logjike.

I till eshte edhe thashethemi qe ka qarkulluar sot ne Itali ku thuhet se Icardi mund te perfundoje tek Juventusi.

Si? Ne rast se Higuain largohet nga Juventusi, me klubin bardhezi qe deshiron ta transferoje diku Higuain duke pare moshen e tij te madhe dhe qe duke pare shifren qe e kane blere, sduan ta humbin me zero.

Ne kete rast, ata do te hidheshin ne sulm per kapitenin e Interit.

Kush e thote? Eksperti i merkatos, Carlo Raimondi.

Ja fjalet e plota te tij sot per Premium Sport:

“Nese Juventusi do ja dale vertete te shese Higuain jashte Italise, e ai mund te perfundoje vertete  tek PSG ne vere ose pse jo, edhe ne vitet e ardhshme, ju them se ka nje hipoteze dramatike per tifozet e Interit.”

“Sipas informacioneve qe une kam, ne kete rast, Juventusi do te hidhej ne sulm per Icardin.”

“Kete e them sepse e di qe Mauro Icardi pelqehet shume ne Torino. E perseris, kjo do te ishte dramatike.”

Keshtu eshte shprehur Raimondi i cili ka hedhur kete bombe nga hici sot.

Vlera e klauzoles per largimin e Mauro Icardit per momentin eshte 110 milione euro, por vlen vetem per skuadrat jashte Italise dhe nga 01 korriku deri me 15 korrik.

Interi nuk ka ndermend ta shese Icardin dhe nuk do te pranonte te ulej ne diskutime me asnje skuader, imagjinoni pastaj me Juventusin.

Kjo eshte nje hipoteze qe nuk ka per te ndodhur kurre.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.