Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,993 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nese largohet Mancini, keto jane tre emrat qe mund ta zevendesojne!

Nese largohet Mancini, keto jane tre emrat qe mund ta zevendesojne!
Inter Club Staff

Nese Mancini do te largohet perpara kohe nga drejtimi i Interit, klubi do duhet te mbuloje momentalisht ‘boshllekun’ qe ai do te lere me nje teknik te ri qe do te ishte i afte per nje klub te madh si Interi.

Ne pritje te ardhjes se mundshme te Simeones ne 2017 qe eshte edhe deshira e Suning, dy profilet me te analizuara per tu ulur ne pankinen e Interit ne rast se Mancio do te largohej per momentin jane Leonardo dhe Bielsa. Po behet fjale per nje plan hipotetik, i momentit te fundit, asgje reale.

Leonardo ndodhet ne Brazil keto dite per shkak se Olimpiada po afrohet dhe nuk eshte kontaktuar ende nga asnje drejtues i Interit. Por nese do te vinte ndonje telefonate do te ishte super i gatshem te ulej serisht ne pankinen e Interit dhe Suning e pelqen shume Brazilianin.

Nderkohe me ‘drita te fikura’ qendron aktiv edhe emri i Marcelo Bielsa. ‘I cmenduri’ eshte nje nga kandidatet per pankinen e Argjentines. Por Interi paraqet per te nje mundesi te madhe per tu futur ne lojen e klubeve te medha ne Europe. Ardhja e tij do ta fshinte nje ardhje te mundshme te Simeones ne sezonin qe vjen. Per te bindur Bielsan duhet te kete nje projekt afatgjate, te pakten trevjecar dhe ti plotesohen deshirat e merkatos. Me sakte, duhet degjuar vertete sepse kjo gje u pa disa dite me pare me mardhenien e tij me Lazion.

Nje rruge e trete mund te jete Cesare Prandelli i cili gjithashtu e eleminon ardhjen e Simeones ne 2017. Por ish tranjeri i Kombetares Italiane nuk shihet me sy te mire ne ambjentin zikalter sidomos nga tifozet e interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.