Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,710 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nese ne janar largohet Pereira, si zevendesues…

Nese ne janar largohet Pereira, si zevendesues…
Andi Prifti

Projekti i ri i Interit sapo ka filluar dhe tani tifozet po presin nje merkato te rendesishme. Edhe pse eshte thene se qershori do jete muaji me goditjet me te medha, edhe ne janar Interi nuk do rrije me duar bosh. 

Sipas Il Corriere dello Sport, objektivi i pare eshte nje mbrojtes. Per kete arsye disa emisare zikalter kane qene per vizite ne Spanje, per te ndjekur ndeshjen Elche-Valencia. I vezhguari special? Mbrojtesi i majte Bernat, i vitit te lindjes 1993 dhe me skadence kontrate ne 2015. Ai hyri nje loje ne 20 minutat e fundit, por gjithsesi arriti te shenoje nje gol. Mund te jete nje rast i mire, duke pare qe ai ka refuzuar çdo propozim per rinovim, dhe per momentin, ka vleren 5 milione euro. Kjo marreveshje mund te mbyllet ne janar, mbi te gjitha nese Interi sistemon Pereiran. Gjithsesi, per krahun e majte favorite mbeten dhe Ansaldi nga Zenit dhe Insua i Atletico Madrid. Dje, dy skuadrat jane perballur ne Champions League, por vetem i dyti ishte ne fushe dhe, mes te tjerave, kohet e fundit ka thene se eshte gati te vleresoje ofertat qe do vijne.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.